Corovode. Festohet Sulltan Novruzi Dyndje Besimtaresh ne Teqene e Dhoresit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Corovode. Festohet Sulltan Novruzi Dyndje Besimtaresh ne Teqene e Dhoresit

Fatjon Kaloci
22.3.12
Gjate paradites se sotme 22 mars 2012 me qindra e qindra ishin besimtaret bektashi qe iu drejtuan Teqese se Dhoresit ne ritualin e pervitshem fetar te ndezjes se qirinjve, kurbanit dhe festimit. Si kurre me pare aksi rrugor u mbingarkua ne afersi te kesaj zone ndersa trafiku u bllokua per minuta te tera nga denduria e larte e mjeteve. Teqeja e Dhoresit nuk ishte e vetmja ne Skrapar qe priti besimtaret. Nje numer me i paket banoresh kishin zgjedhur Teqen e AliPostivan. Moti me temperatura te larta dhe i kthjellet favorizoi dendurine e larte te njerezve deri ne 13:00 te kesaj te enjte. Shume besimtare u shperndane me pas ne zona te ndryshme per festimet, habitatet natyrore karakteristike si zona e Guakut, Bogova etj paten nje frekuentim te larte. Ne te gjithe Corovoden sot degjoje njerezit e ndryshem tek uronin Gezuar.
Imazhi ne Bashkengjitje jep planet e rreth mesdites se sotme se trafikut ne kete zone.
Corovoda On Line
       
         
close