Gjykata e Larte nuk ka vendosur asgje kete te premte 6 janar 2012 por do te marri vendimin te henen tjeter ne 16 janar 2012 Rreth ores 11:35 Kolegji u terhoq per marrjen e Vendimit ne fjale. Me heret Prokuroria e Përgjithshme ka dhënë pretencën e saj lidhur me gjyqin ndaj ish ministrit Ilir Meta me akuzën për korrupsion. Në seancën e sotme rreth ores 11:00 në Gjykatën e Lartë prokurori i çështjes ka kërkuar 2 vite burg dhe një gjobë prej 1 milion lekësh për Metën, pas publikimit të videos së bisedës mes tij dhe Dritan Priftit.
Sipas prokuorisë Meta do të paguajë të gjitha shpenzimet proceduriale.E pikerisht afro 1 vit me pare Emisioni Investigativ "Fiks Fare" ne daten 11 janar 2011 publikoi nje video mbi bazen e se ciles Kryetari i LSI-së, Ilir Meta me pas do te akuzohet për korrupsion aktiv dhe abuzim me detyrën, pas publikimit të videos së përgjuar nga ish ministri i Energjetikës në zyrën e këtij të fundit më 1 mars të 2010. Gjatë bisedës përmenden përqindje apo shifra për 700 mijë euro që sipas zotit Prifti i ishin ofruar në këmbim të nje licence hidrocentrali. Nje seance me pare më 17 dhjetor, 2011, Gjykata pranoi të gjitha provat shkresore të mbrojtjes ndërsa hodhi poshtë prokurorinë për disa nga provat që prej saj, konsideroheshin të rëndësishme. Me vendimin qe pritet javen tjeter 16 janar 2012 ora 13:00 Saga gati 1 vjecare e ceshtjes se quajtur Videopergjimi Meta - Prifti shkon drejt perfundimit. Por nje deklarate e djeshme e Dritan Prifti dhene ne disa media permes nje komunikimi per shtyp ku nder te tjera thuhet per publikime te disa videove te tjera gjate atij qe Prifti e cilesoi si "viti i trasparences 2012" duket sikur serisht do te ngjall debate ne politiken shqiptare.
Corovoda On Line 06 - janar - 2012