Ndricimi rrugor i disa segmenteve ne Corovode eshte premtimi i pare qe behet ne fushata te ndryshme nder vite. Por sipas raporteve prej kohesh disa akse rrugore ne brendi te Corovodes erresiren e mbremjeve te ketij dimri e kane edhe me te theksuar, kjo per shkak te mungeses se ndricimit rrugor. Raportet citojne se nje prej akseve rrugore me te reja ai qe perkon ne lokalitet me aksin nga ish Komiteti Ekzekutiv ne drejtim te Shkolles 9 Vjecare Zylyftar Veleshnja prej disa muajsh eshte ne mbreterimin e erresires. Investimi i 2009 qe kapi shifren afro 20 milion lek, ne kete vigjilje te 2012 do te jete ne terr. Sipas raporteve ndergjegjesimi qytetar i munguar per disa keqberes mund te kete qene shkaku kryesor, por kjo nuk do te thote se komuniteti duhet te qendroj ne erresire. Por Ky aks nuk eshte i vetmi. Fare prane konviktit te nxenesve ne rrugen Tefik Rogu deri ne dalje te rruges Arkitekt Kasemi asnje drite edhe perse institucioni i konviktit ka rendesi te vecante persa i perket te papriturave te nates. Dhe kur jemi ne 16 dhjetor 2011 jane te disata rruget ne brendesi te Corovodes qe jane nen pushtetin e erresires. Nuk dihet sa do te vijoj kjo gjendje gjithesesi qytetaret kane gjetur zgjidhje tek mjetet me primitive, cakmak me drite apo drita permes ndricimit te celulareve jane deri tani rrugezgjidhesit e gjithckaje.
Corovoda On Line
Corovoda On Line