Nese kishit menduar se molla ishte fruti me i mire per te mbajtur nje mjek larg, tashme e ka radhen kivi. Kete tregoi takimi i American Heart Association duke ju referuar kerkimit te bere nga nje spital ne Oslo, Norvegji. Studimi tregoi se nese konsumohen 3 kivi ne dite per 8 jave rresht luftohet hipertensioni. Studimi u krye ne nje kampion prej 118 pjesemarresish te gjithe mbi 55 vjec dhe kishin tension te larte. Ata u ndane ne dy grupe. Njeri prej grupeve konsumonte te detyruar 1 molle ne dite per 8 jave rresht ndersa grupi tjeter 3 kivi ne dite per 8 jave rresht. Ne perfundim rezultatet treguan se tek grupi qe kishin perdorur kivi per 8 javet rresht, presioni sistolik kishte rene me 3.6 mm me pak sesa kishte patur grupi tjeter qe kishte perdorur mollen, duke bere qe kivi kishte ulur keshtu tensionin e larte.
Corovoda On Line
Corovoda On Line