Projekt Idea: Hapa drejt furnizimit me uje te pijshem ne orare me te gjata ne Corovode. Se paku 2 lagje me 24 ore uje **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Projekt Idea: Hapa drejt furnizimit me uje te pijshem ne orare me te gjata ne Corovode. Se paku 2 lagje me 24 ore uje

Fatjon Kaloci
14.11.11
Burime jo zyrtare cituan me heret se nga kooperimi i disa institucioneve, te qarkut dhe lokale po shihet ideja per nje konceptim te ri te Sherbimit te Furnizimit me Uje te Pijshem te Corovodes ne orare me te zgjatura. Burimi citon gjasat e furnizimit me 24 ore uje te pijshem per se paku dy fragmente te dy lagjeve qe favorizohen nga sistemi vetrrjedhes. Me heret ideja e ketij projekti u hodh ne fund te 2009 kur nentori tradicional ngriti problematiken e tubacionit te prane Guakut, ku kalon nje prej tubacioneve qendrore te furnizimit te Corovodes me uje te pijshem, nga ku u hodh ideja per nje ndryshim te linjave te kalimit te tubacioneve aktuale. Nuk saktesohet nje date e mundshme e nje furnizimi me te zgjatur me uje te pijshem ne Corovode por burimi citoi se kjo do te ndodh se shpejti. Lagjet qe priten te perfitojne me shume nga konceptimi i ri, priten te jene Hasan Seitaj dhe Lagjia Clirim ( segmentet e ndodhura ne te djathte te rrjedhes se deges se lumit Corovoda, dega sekondare e lumit Osum). Po ashtu burimi sakteson se kjo nderhyrje do te rris gjasen qe per lagjet e tjera, sistemi i depove te ujit ku akumulohet uji i pijshem do te mjaftoj per te patur disa orare me te zgjatura me uje te pijshem per to duke qene se nga keto depo nuk do jete e nevojshme me te furnizohen lagjet e mesiperme qe do te kene 24 ore uje te pijshem. Aktualisht Corovoda prej dhjetra vitesh furnizohet me orare te kufizuara te ujit te pijshem ne total rreth 6 ore ne dite.
Corovoda On Line
       
         
close