Koordinata X: Dimensioni tjeter i Corovodes Resurset natyre te Corovodes se Vjeshtes **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Dimensioni tjeter i Corovodes Resurset natyre te Corovodes se Vjeshtes

Fatjon Kaloci
14.11.11
Corovoda, qyteza e vogel kryeqender administrative e Skraparit, per vendasit dhe vizitoret e weekendeve shpalos neper objektivat e aparateve fotografik edhe ate qe ne e kemi quajtur koordinata X. Vendet me te bukura panoramike rreth qytetit te 7 000 banoreve jane edhe aperativi i shplodhjes dhe relaksit te atyre qe adhurojne turizmin alpin. Nisur nga fakti qe klikimet ditore kete muaj nentor 2011 ne blogun tone i kalojne 1 000 eshte ne misionin tone t'ju pasqyrojme me disa nder pikat kryesore ku mund te kalohet fundjave krejt ndryshe nga mega qytetet e tjera. E sapo mberrini ne Corovode pas nje udhetimi ku keni lene pas Policanin qendren e dyte administrative te Skraparit, ne sheshin "Riza Cerova" ndodhet zemra e Corovodes se paraditeve. Pasditeve xhirot e mbremjeve me dendurine me te larte spostohen ne lagjet 2 Dhjetori dhe 5 Shtatori. Ne qytet funksionojne 6 sherbime hoteliere, por vetem 2 prej tyre jane masiv cka do te thote mundesojne kapacitet per me shume se 20 persona. Qendra e Corovodes eshte ne cdo cep e rrethuar nga bar-kafe, resorante dhe dyqane fast te sherbimeve. Aty lokalizohen aortat administrative te institucioneve lokale. Ne pjesen veri lindore ne nje distance prej 40 minutash ne ecje mund te arrini tek nje prej vendeve historike te Corovodes. Prane Guhakut ndodhet Ura e Kasabashit nje monument kulture qe daton qe prej 1644 i ndertuar Arkitekt Kasemi. Vetem 15 metra poshte saj, ndodhet burimi natyror i Guhakut me ujin e pijshem e plot mistere se nga vjen ai. Ne Pjesen Jugore te Corovodes ndersa kaloni rreth 1 ore e 10 minuta ne kembe do tju shfaqen Kanionet e Osumit ne pjesen fundore te tyre. Prane lokalitetit Dhores ndodhet edhe nje prej shenjave te besimit bektashi, i cili mbizoteron ne Skrapar. Gjurma e Abaz Ali nje vend i shenjte per ritualet fetare. Dhe prej ketej sa me lart te ngjitesh aq me shume mistere do te ndjekin. Mistikja Vrima e Nuses, Kisha e ures se Zaberzanit, apo bukurite netyrore pergjate kanioneve nuk kane fund. Gatimi?. Ne lokalitetet periferike gatuhet ushqim tradicional. Mish i pjekur ne Hell, Byrek ne sac dhe gjithcka e shihni "live" sic i thone ultrasit e modernizmit. Ndersa lokalet ne Corovode me specifike gatimi kryesisht sherbejne gatime te quajtura "universale" por secili ka vecorine e vet ne gatim. Rakia e Skraparit nje nder pijet alkoolike me fame ne Shqiperi do t'ju deh qe ne emer, sapo ta degjoni. Corovoda On Line ne bashkengjitje jep nje imazh te montuar ne disa prej destinacioneve te para per kete pjese te pare rreth Corovodes Tjeter.
Corovoda On Line
       
         
close