Edhe perse nuk kane marre ndonje premtim per pagesat ndaj tyre, vecanerisht per ate te muajit nentor, futbollistet e Skraparit kane vendosur ti japin fund bojkotit 2 ditor te mos paraqitejes ne stervitje gjate mesjaves. E perditshmja Sport Ekspres citoi ne numrin e djeshem se ende nuk kane marre ndonje premtim per likujdim por futbollistet per hir te "sportdashesve" do te luajne ne takimin e se shtunes 19, kundrejt Gramozit. Te merkuren futbollistet bojkotuan fazen stervitore pasi sipas tyre nuk jane paguar prej disa muajsh, ndersa kane marre vetem nje rroge. Lajmin per nderprejen e bojkotit e dha mbrojtesi Koreshi i cili per Sport Ekspres tha: “Kemi vendosur që të gjithë së bashku të ndërpresim bojkotin dhe t’i rikthehemi stërvitjes, vetëm për të zhvilluar takimin e radhës ndaj Gramozit këtë fundjavë dhe këtë veprim po e kryejmë për hir të sportëdashësve vëndas, madje do të japim maksimumin në fushë për të fituar. Nuk e di më pas, se çfarë mund të ndodhë pas këtij takimi". Trajneri Dalipi ndodhet ne nje situate te veshtire ne rolin ndermjetes mes futbollisteve dhe klubit por edhe perpara spordashesve. Ka qene ai i cili ka ndermjetesuar faktin e te rikthyerit ne stervitoret e ekipit, qe sipas tij Takimi me Gramozin duhet kaluar me fitore gje e cila do te kthej vemendjen dyfish ndaj Skraparit.
Corovoda On Line - Imazhi Arkiv
Corovoda On Line - Imazhi Arkiv