12-10-2011 Ndersa kishte me shume se 1 ore nga fillimi i punimeve te saj Konferenca e 15te e Veteraneve te Skrapari ne momentin e pyetjeve dhe diskutimeve rreth ores 11:30 debatet dhe polemika te renda qendrimesh do te nisnin per shkak te nje keqkuptimi qe u be i njohur me vone ku dhe palet pretenduese u terhoqen duka shkaktuar ilaritet dhe polemika lidhur me nje term te perdorur ne fjalimin hapes. Corovoda On Line rregjistroi gjithe eventin dhe ne oret ne vijim ne do te publikojme fjalimin ne fjale pasi ta traskiptojme nga formati video. Fjalia me e nxehte e ketij debati qe polarizoi mjaft zhvillimet ne vijim te kesaj konference kishte te bente me perdorimin e nje fraze ku citoheshin 2 pseudohistoriane qe keqformesojne historine sipas fjalimit. Folesi permendi vetem mbiemrat e tyre ndersa nje prej ketyre mbiemrave ishte Meta. Nje prej reaguesve i cili adresoi me pas edhe kritiken aludoi se behej fjale per Kreun e Partise se Tij Ilir Meta duke mos u ndjekur i plote fjalimi ne citim kjo edhe per shkak te tejzgjatjeve qe beheshin disi lodhese per audiencen e pranishme. Ne ngritjen e ketij "problemi" ai u mbeshtet edhe nga disa perkrahes te tjere te cilet per disa minuta paten reagime te ashpra me nje nenlinje politike duke aluduar per nje percarje mes veteraneve te LSI dhe PS. Por eshte dashur nderhyrja e disahershme e drejtuesve te presidiumit te kesaj konference per te sqaruar se nuk behej fjale per I.Meta por per historianin D.Meta. Edhe perse u pranua me pas se u keqkuptuan, serisht debatet vijuan mes pasionit te ngaterruar per ceshtjet atdhetare dhe kombetare me politiken lokale.
Imazhi ne bashkengjitje vjen nga nje material video i Corovoda On Line i ketij aktiviteti
Corovoda On Line Lajmi me interaktiv Lokal i mese 12 000 vizitoreve
Imazhi ne bashkengjitje vjen nga nje material video i Corovoda On Line i ketij aktiviteti
Corovoda On Line Lajmi me interaktiv Lokal i mese 12 000 vizitoreve