Prodhimi i Energjise nga Osumi. Projekti i 2003 liston 14 pikat kryesore burimore te Energjise **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Prodhimi i Energjise nga Osumi. Projekti i 2003 liston 14 pikat kryesore burimore te Energjise

Fatjon Kaloci
19.10.11
19-10-2011 Ne arkivin e madh e disponueshem te Corovoda On Line ne linkun ne vijim kemi perzgjedhur disa nder pikat kryesore te nje studimi te bere ne vitin 2003 sipas te cilit ideohet shfrytezimi maksimal per prodhim te energjise elektrike permes shfrytezimit te ujerave te lumit Osum. Corovoda On Line me mbi 15 000 vizitore i dedikohet lokalitetit ne kete link per nje kureshtje me shume. Na ndiqni ne vijim:
Projekti Osumi synonte ndertimin e 14 hidrocentraleve te vegjel mbi lumin Osum qe prej burimit te tij deri ne afersi te Policanit. Vetem per lidhjen me sistemin energjitik te ketyre hidrocentraleve kostoja e projektit me kurs kembim te 2003 ishte perllogaritur ne vleren 7.2 milion dollare, e thene ndryshe kjo vetem per kabllot elektrike qe do te lidhnin hidrocentralet me sistemin kombetar. Nje prej hidrocentraleve do te ishte ai i ShenKoll (Cepan) i cili sipas projektit te 2003 do te mund te realizohej vetem pasi te ishin akumuluar nga Malindi me ujerat e Lumit Osum. Pas diges se Nikollares nje tjeter pike e permendur ne materialet e shumta te ketij studimi ku do te derivoheshin edhe ujerat qe vinin nga Staravecka dhe Helmesi do te mund te drenazhohej nje basen prej deges me afro 836km2 nga ku 151 km2 i perkasin vetem deges qe vjen nga Nikollara. Pa u ndalur shume ne detaje teknike rezultati ne kete pike do te synonte nje dige ne lartesi 46 metra nga ku uji me pas do te binte me shpejtesi 15.8 meter kub per sekonde ku sipas projektit vetem ne kete pike do te mund te prodhoheshin ne fuqi te instaluar 6300 kWh prej 36.131 milion kWh qe do prodhoheshin ne nje vit. Pasi permenden hidrocentrale te tjere ne zona lokale te njohura ne Skrapar si ne Vlushe, Spathare etj ndalemi shkurtimisht ne citatet ku permendet hidrocentrali i Corovodes. Sipas projektit ideohet mendimi se nje rezervuar  ne ato qe quhen kanionet e Osumit do te synonte ndertimin e nje dige me lartesi 66 metra, ku shpejtesia e renies se ujit do te ishte 19.8 metra kub per sekonde ku ne fuqi te instaluar do te prodhoheshin 11 760 kW per te kapur me pas ne nje shume vjetore prodhueshmerine 79 911 kWh ne vit.
Projekti te cilit ne i shkeputem vetem keto fragmentime eshte nje krijim i 2003 nga nje ekip pune si Dr.Ing K.Goga, Prof.Dr.Gjeo. P.Hoxha Ing.Elek L.Hido etj.
Ne Imazhin ne bashkengjitje shkeputem nje foto nga ky projekt e theksojme i 2003
Corovoda On Line
       
         
close