12-10-2011 Raporte me heret folen per nje organizim qe komuniteti i lagjes Hasan Seitaj nje prej lagjeve periferike ne Corovode ne forma te ndryshme ka reaguar negativisht ndaj nje ideje te hedhur me heret per tjetersim te objektit Kopsht Cerdhja Numer 3 nje ent publik i cili eshte paralajmeruar per mbyllje sipas tyre. Sipas raporteve qe cituan me heret me shume se 3 ankesa sipas tyre jane bere ne Bashkine Corovode per Mos - Mbyllje te ketij Kopshti me natyre sociale. Nuk dihet se cili do te jete qendrimi i vendorit lidhur me objektin ne fjale ndersa nje kontakt citoi se projekt ideja konsiston ne tjetersim te natyres se godines dy kateshe per ta bere ate nje vend strehim hotelier per Futbollistet e ekipit te Skraparit. Sipas po ketij burimi mund te shihet e udhes qe vendori lokal te pakten nje hapesire te dedikuar te ketij objekti ta shnderroj ne nje qender sociale per te moshuarit zonale. Por ajo qe ka ndezur me se fundmi debatet eshte cdo te behet me femijet qe frekuentojne kete kopsht cerdhe?. Sipas banoreve drejtuar ndaj nesh ideohet se ata do te cohen ne kopshtet fqinje me te afermit ata te lokalizuar prane mjediseve te nje shkolle 9 vjecare. Sipas reagimeve te para nese kjo do te ndodh sipas disa banoreve atehere ata do te kushtezohen te mos i cojne ne cerdhen e menduar por ti mbajne vogelushet ne shtepi. Faktori perzjerje moshore ku ne te njejtin objekt ne shkollen 9 vjecare qendrojne nga 3 vjecaret deri ne 15 vjecaret i veshtireson perkushtimin e specializuar te ketyre moshave te vogla qe sipas banoreve kryesisht ne moshe te madhe qe te mendojne se me teper femijet e tyre apo niperit e mbesat do te kene probleme ne rritjen e tyre sesa edukim, kur e quajne te pavend faktin se ky kopsht ka ekzistuar prej vite e vitesh ndersa nuk pranojne tjetersimin e tij ne nje natyre tjeter.
Corovoda On Line
Corovoda On Line