Coldplay drejt Lamtumires. Ky album mund te jete i fundmi per karrieren e Coldplay **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Coldplay drejt Lamtumires. Ky album mund te jete i fundmi per karrieren e Coldplay

Fatjon Kaloci
13.8.11
Lideri i grupit Coldplay, Chris Martin ka pohuar se s'mund te bejen album me te mire se ky i fundmi i cili pritet te dale ne 24 tetor 2011 ne qarkullim. Nuk dihet nese eshte nje forme marketingu publicitar apo lajm i vertete, ndonse do te jene mesa duket adhuruesit e grupit te cilet duhet te mendojne me gjere. Vete lideri i grupit ka thene : "Jam ndier gjithnje i kenaqur pas publikimit te nje albumi, por mendoj se tek ky i fundit dhame gjithe forcen tone, ate cfare mund te jepnim. E them seriozisht, nuk arrij ta imagjinoj se do te bejme nje me te mire. Ky mund te jete i fundit". - tha keshtu Chris Martin lideri i grupit. Keshtu albumi i peste i tyre pritet te dale ne 24 tetor ndersa ne premier boterore ne daten 12 shtator eshte menduar te hidhet ne qarkullim hiti qe do te perfaqesoj kete album i quajtur Paradise. Ju po ndiqni Skrapari.net Portalin e lajmit me interaktiv lokal.
       
         
close