Serisht probleme jane mesuar pas provimit te matematikes bere ne Corovode, ne shkollen e mesme te pergjithshme Ramiz Aranitasi nje dite me pare pra te merkuren 15 qershor 2011. Edhe kete here raportet treguan te njejten skeme te aplikuar edhe ne provimin e letersise te kryer ne fillim te ketij muaji. Inspektoret e Ministrise se Arsimit kane kapur serisht nje mesues me kopje te shperndare dhe kane kerkuar menjehere largimin nga mjediset ku behej ky provim. Raportet nuk cituan emer konkret mesuesi ndersa e njejta gje ndodhi edhe ne provimin e letersise me nje tjeter. Por ngjarjet e Corovodes se te sotmes lidhur me provimin e djeshem kulmuan edhe me nje rast tjeter. Sipas raporteve nje maturant ka kerkuar ndaj tutoreve respektive dhe inspektoreve te arsimit leje pasi nuk ndihej mire, por kjo leje i eshte refuzuar. Ne nje situate jo te mire shendetesore nxenesi ka lene provimin pa kryer dhe eshte shoqeruar nga miqte e tij per te dale jashte mjediseve por leja e mohuar i ka sjelle impakt te rende shendetesor. Nxenesi me rezultate pozitive gjate gjithe shkolles ka patur probleme shendetesore edhe me heret por skepticizmi i inspektoreve te ministrise se arsimit, edhe perse u eshte kerkuar ta shoqeronin deri sa te merrte veten keta te fundit kane reaguar negativisht. Nxenesi ne fjale ka kaluar gjate gjithe nates ne spitalin e Corovodes per shkak te agravimit shendetesor. Nuk dihen detaje mbi ngjarjen por kjo situate ngjalli debate dhe komente ne Corovoden e kesaj te enjteje. Ju po ndiqni skrapari.net Portalin interaktiv te lajmit lokal