Corovoda Online **COPY** -->
E Enjte, 9 Janar 2025

Baneri Kryesor Siper

news

Tag Populer

Reklama e pare desktop

Reklama e dyte desktop

Corovoda Online

News Feed
+

Reklam faqe e pare mbi artikuj

News Feed

  • Corovodaonnline shkon në këtë shkrim në vitin 1937, kur Shqipëria me afro 1 milion banorë asokohe njihej si mbretëri. Në këtë vit, në kuadër të 25 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, përmes një vendimi u ngrit komisioni i quajtur "25 vjet vetqeverim". Komisioni i ngritur me qëllimin për mbledhjen e të dhënave për veprimtarinë patriotike që ishte shfaqur në gjithë vendin, arriti të mbledhi të dhëna edhe klerët bektashi të Skraparit të cilët kishin spikatur në lëvizjen kombëtare. Për nënprefekturën e Skraparit raporti që u propozua këtij komisioni u hartua nga grupi i punës që kishte si kryetar z.Teki Xhindi nënprefekt, dhe anëtarët Pasho Hysi dhe Qemal Nishica. Në raportin e tyre të datës 4 gusht 1937 mes emrave të listuar nga Skrapari komisioni "25 vjet vetqeverim" renditi edhe emrat e klerikëve bektashinj të cilët do të përfshiheshin në listën e veteranëve dhe të dëshmorëve të kombit. Në dokumentin arkivor jepen disa sqarime të shkurtra për ta dhe vendoset që disa shkolla në Skrapar të mbajnë emrin e tyre. Në dokument ndër të tjera thuhet:  1. Baba Fetahu i Teqesë së Backës për veprimtarinë e tij atdhetare. Pak pas pas Lidhjes së Prizrenit ka vënë në portën e Teqesë së Backës gurin e gdhendur me shqiponjën dykrenare duke i thënë popullsisë së atij rrethi se ky zog do të jetë një ditë në flamurin e Shqipërisë. Kjo shenjë ndodhet edhe sot në portën e kësaj Teqeje. Komisioni vendosi pagëzimin e shkollës së katundit Radësh me emrin "Shkolla Baba Fetahu"2. Baba Meleq Shëmbërdhenji nga Staravecka për veprimtarinë e tij patriotike shkollës së fshatit Kuç do ti vendosej emri "Shkolla Baba Meleq Shëmbërdhenji"3. Baba Xhaferri i Teqesë së Prishtës, ka themeluar shkollën e Çorovodës. Për nder të tij shkolla e Çorovodës do të mbante emrin shkolla "Baba Xhaferr Prishta".4. Baba Shaban Prishta, ka qenë një nga apostujt e Shqiptarizmës. Ka marrë pjesë në mitingun e Përmetit për shkronjat shqip dhe në kryengritjet e viteve 1910-1912 së bashku me parinë e Sevranit dhe me burra të tjerë të njohur si Mahmut Zaloshnja, Jaçe Gjergjova, Fetah Sevrani, Hasan Koprencka, Zejnel Braçi, Abas Postena etj. Për nder të tij shkollës së Prishtës iu dha emri “Shkolla Baba Shaban Prishta”.5. Dervish Iliazi, ka qenë një nga nacionalistët e rrethit Skrapar. Përkrahës i arsimit kombëtar. Ka themeluar teqenë e Kulmakut, në Tomorr, në korrik 1916. Për nder të tij, shkollës së Vërzhezhës iu vu emri “Shkolla Dervish Iliazi”. ...
  • Fatjon Kalocibreakingnews / news / Skrapari / vendreshe 20 Tetor 2024 EditedOn ? Tetor 20, 2024 at ? 16:51
    103 vite më parë, në 21 tetor 1921, në mjediset e shtëpisë së Zenel Ibros, u hap shkolla e parë në Vëndreshë. Mësuesi i parë do të ishte Rasim Fuga dhe vinte nga qyteti i Beratit.  Ndërsa nxënësit e parë të kësaj shkolle do të ishin Bari Zaimi, Mahmut Meslani, Hysen Aliaj, Refit Kuçi, Shyqyri Bano, Riza Kuçi, Rushan Kuçi, Xhaferr Kuçi, Sami Begolli, Neki Guri, Halil Vasjari etj. Përpjekjet për të ardhur deri në këtë ditë, datonin shumë më herët. Ato mishëroheshin mes përpjekjeve të mëdha për të mësuar shkrim e këndim mes rrugëve të gjata të sakrificave për dije. Familje të shumta të zonës i dërguan bijtë e tyre për të mësuar gërmat, fjalët, shkrimin dhe leximin e gjuhës shqip kudo që mundej. Daut Bregu, Avdulla Musaj si dhe Mustafa Spathara u dërguan në Turqi. Hamit Otobashi shkoi në Selanik në Greqi. Arun Bega në Rumani... Ndërsa bijtë e Vëndreshës largoheshin për t’u arsimuar në Vëndreshë e gjithë Skraparin vijonin përpjekjet përmes patriotëve shqipëtarë për ngritjen e vatrave të arsimit në çdo cep të Shqipërisë. Për përmbushjen e këtij misioni u nisën drejt Beratit, Daut Shehu, Tahir Vala, Teme Bregu, Ismail Shehu, Braho Ibro etj. Një ndër protagonistët kryesorë për përhapjen e mësimit dhe të shkrimit të gjuhës shqipe, në Vëndreshë ishte edhe Tefik Vëndresha. Ai ishte pjestar aktiv në Çetën e Çerçiz Topullit. Me porosi të veçantë nga Bajo Topulli ai u ngarkua që aktivitetin e tij ta kryej në zonën e Vëndreshës. Me tu rikthyer në venlindje, ai nisi punën në çdo familje. Në 1906 përmes kurseve të realizuara prej tij, u hodhën në Vëndreshë bazat e mësimit dhe të shkrimit të gjuhës së bukur shqipe. Por këto veprime që përqafoheshin nga komuniteti nuk kishte si të mos binin në sy të administratës turke të asaj kohe. Përndjekja që i’u bë atij do të ishte e vazhdueshme deri sa e vranë. Në formë hakmarrje për vrasjen e tij, populli i Vëndreshës këmbënguli “betejën” dhe në Vëndreshën e dytë, hapi shkollën e ndodhur pranë Bregut të Ibërshimit. Mësuesi kësaj shkolle do të ishte Ismail Shehu sipas të thënave të banorëve ai kishte studiuar në Turqi në një medrese. Ndonse mësimet në këtë shkollë vijuan pak në kohë, kjo për shkak të rrethanave të kohës, ajo që nuk e mbylli kurrë dhe që nuk u mbyll kurrë ishte dëshira për dije e vëndreshallinjve. Kurset vijonin të kryeheshin. Në kurset e pas 1909 rezultonin si të rregjistruar Refat Zaimi, Vrenoz Kuçi, Ali Bano, Jahja Bregu, Ali Aliaj, Ibrahim Hoxha, Qerim Goxhaj, Mustafa Bano, Hatem Musaj e shumë të tjerë. Në 1913, të njëjtët burra të Vëndreshës, që hapën shkollën e vitit 1908 organizuan hapjen e shkollës së re. Të njëjtët burra por që tashmë do të drejtoheshin nga Tajar Vëndresha. Pas përfundimit të luftës së parë botërore, aty pranë fundit të vitit 1920 banorët e Vëndreshës i kërkuan shëtit që të tu caktonte një mësues edhe për këtë zonë. Shteti dërgoi një mësues Hysen Mërtinji dhe shkollë, u caktua shtëpia e Ismail Shehut. Por më tepër sesa një shkollë gjithçka më shumë i ngjante një kursi sesa një shkolle të mirëfilltë. Nxënës të kësaj shkolle ishin Fetah Aliaj, Barjam Aliaj, Medi Shehu, Ismail Aliaj, Halil Goxhaj etj por për shkak se mësuesi i caktuar u largua nuk qëndruan dot më tepër sesa 6 muaj në atë mjedis. Pas vitit 1921, shkolla pati një ndjekshmëri e vijueshmëri më të rregullt. Në 21 tetor 1921 u hap Shkolla e Vëndreshës e andaj ky vit konsiderohet si viti i hapjes së shkollës së parë në Vëndreshë. Mësues të ndryshëm që kanë punuar ndër vite në këtë shkollë ishin: Rasim Fuga - Viti 1921 mësues nga Berati.Ilmi Baçi - Viti 1923-1925 mësues nga Përmeti Hysen Riza - Viti 1926-1927 mësues nga Tirana Petref Blana - Viti 1929-1937 mësues (njihet ndryshe si Petref Therepeli) Riza Musaj - Viti 1938-1940 mësues nga Gramshi Xhaferr Kuçi dhe Veis Kuçi - Viti 1944 Izet Buzo - Viti 1945 Nazmi Duhanxhiu - Viti 1945-1946 mësues nga Elbasani Beqir Xhindole - Viti 1946-1947 mësues nga Lushnja Stavri Trebicka - Viti 1947-1948 mësues nga Korca Gjon Harusha - Viti 1948-1949 mësues nga Shkodra Izet Koçorri - Viti 1949 mësues nga Konispoli Dhimitër Tona – Viti 1950 mësues nga Konispoli Në vitin 1923 shkolla e Vëndreshës me mësues Ilmi Baçi, kishte gjithësej 50 nxënës: 33 nxënës ishin të klasës së parë  9 nxënës ishin të klasës së dytë 6 nxënës ishin të klasës së tretë Ishte viti 1935, kur shkolla e Vëndreshës do të niste të frekuentohej edhe nga femrat. Ndër nxënëset e para të kësaj shkolle ishin Hajrie Bregu, Nazmie Ibro, Sanie Shehu, Elmazi Bano etj. Në vitin 1939 numri i nxënësve i kaloi 80-të. Është viti kur shkolla kishte filluar tashmë të funksiononte rregullisht dhe asokohe drejtohej nga mësuesi që vinte nga Kishtani i Gramshit, Riza Musaj. Pjesëmarrja në mësime ishte e madhe. Nxënës të kësaj periudhe ishin Dajlan Çela, Mete Zhuri, Tomorr Cerova, Islam Kuci, Adil Bano, Hatem Bregu, Avni Shehu, Ismail Bano, Haki Gramozi, Riza Bilbili, Mine Ibro, Ismail Kuci , Fari Musaj, Jace Lula, Resmie Bano etj. Lufta e dytë botërore i ndërpreu përkohësisht mësimet. Ato rifilluan në vitin 1943 ndërsa Çorovoda kishte pak kohë që ishte çliruar. Në vitin 1943 mësues do të ishin Xhaferr dhe Veiz Kuçi. Kësaj periudhe i përkasin nxënësit Bajram Kuçi, Islam Kuci, Metullah Bregu, Isa Shehu, Dalip Kuçi, Nurie Bregu, Elmas Sevdari, Tajar Hoxha, Haki Gramozi, Sali Hysi etj. Në 1944 në çdo lagje u organizuan kurse që kryheshin kundër analfabetizmit. Në 1945 Izet Buzi ishte mësues në shkollën e Vëndreshës. Ai vinte nga Berati dhe nxënës të kësaj periudhe ishin Kadri Ibro, Qani Ibro, Fatiko Çerenishti, Faik Cerenishti, Nazif Musaj, Fatime Sinani, Halil Kuçi, Esat Musaj, etj.  Me vitet që rrjedhin, rrjedh edhe ndihmesa e kontributi i mësuesve nga rrethet e tjera shtohej në Vëndreshë. Ishin mësues që vinin nga Shkolla Normale e Elbasanit si Nazmi Duhanxhiu nga Elbasani, Beqir Xhindole nga Lushnja, Stavri Trebicka nga Korça, Gjon Harusha nga Shkodra, Izet Koçorri nga Konispoli, Muharrem Mete nga Kolonja, Andon Benusi nga Shkodra, Pirro Gjika nga Berati dhe Themistokli Salepi nga Berati (i cili ishte edhe drejtor i parë i shkollës unike shtatëvjeçare). Shkolla unike do të mbulonte me shërbim fshatrat Valë, Therepel, Lavdar, Vëndreshë e Madhe, Vëndreshë e Vogël e Spatharë. Ardhja e mësuesve nga Berati Gjinovefa dhe Milika Salepi solli shtim të numri të vajzave që merrnin pjesë në shkollë. Ishte brezi i emrave të tillë si Kadri Sevdari, Skender Kuci, Avdulla Bregu, Asllan Musaj, Drita Cerenishti, Agim Alizoti, Asllan Ducellari, Bashkim Likaj, Shefqet Aliaj, Hasan Bregu, Nebi Musaj, Qemal Zaimi etj, Në vitet 1958-1961 si mësues të kësaj shkolle ishin Sherif Merdani, Nexhmedin Dardha, Andrea Turtulli, Xhemil Bylykbashi, Tomorr Qafa, Robert Stefa, Bastri Erlindi, Myslim Hotova, Ferzilet dhe Manushaqe Bylykbashi, Nexhadije Luniku, Azbie Branko, Dule Bregu. Në vitin 1961 – 1962 Asqeri Turhani ishte drejtor i kësaj shkolle. Ishin vitet kur shkolla po pasurohej me mësues vendas të tillë si Nuri Ibro, Muharrem Dervishi, Ismail Shiroku, Selvi Fusha, Neshat Dyrmishi, Qendrim Kushova, Ibrahim Tabaku, Hysen Kuçi, Tatjana Gjanci Bregu... Në vitin 1972 hapet shkolla e mesme pa shkëputje nga puna me mësues Skënder Kuçi, Maliq Baze, Qani Sinani, Todi Prifti, Venetik Zaimi, Mustafa Zervishi, Zenel Guri. Brezi i nxënësve të këtyre viteve ishin edhe Elmas Sevdari, Bahri Bakiu, Sali Hysi, Diafet Kushova, Lutfi Bakiu, Hysen Myftari, Murat Sevdari, Fejzi Likaj, harulla Tabaku, Dajlan Cela, Agron Lika … Drejtues i shkollës ishte Abdulla Bregu ndërsa nëndrejtore ishte Bukuroshe Muçaj. Në 1972 përfaqesues së shkollës së Vëndreshës morën pjesë në Konferencën Pedagogjike të Shqipërisë. Muaj më vonë, në 13.05.1973 në mjediset e shkollës së Vëndreshës, u organizua një seminar i Insitutit të Studimeve Pedagogjike, ku morën pjesë përfaqësues nga 16 rrethe të Shqipërisë. Ky aktivitet shërbeu edhe si një nxitje për prindërit që fëmijët e tyre, të mbushnin bangat e shkollës së mesme. Në 1.09.1976 hapet shkolla e mesme me shkëputje nga puna me drejtimin bujqësor, shkollë që kishte një staf pedagogjik shumë cilësor. Nerënxa Begolle Kalemi ishte Drejtoresha e parë e shkollës bujqësore. Mësues të tjerë përmendim Abdulla Bregu, Zia Zaimi, Qani Sinani, Hekuran Kalemi, Maksim Kaci, Sadik Laze. Nxënësit e parë ishin Bukuroshe Kuçi, Vera Guri, Marie Laze, Hena Laze, Myzafer Zaimi, Mirjan Zylyftari, Kastriot Sevdari, Kastriot Zaimi. Në vitin 1987 përveç degës së Agronomisë, u hap dhe një klasë gjimnazi - e mesme e pergjithshme. Drejtues ishte Avdyl Liçollari ndërsa nëndrejtor u vendos Kajmak Zaimi Në 03.09.1987 shkolla e Vëndreshës u vizitua nga Ministri i Arsimit dhe Kulturë Skënder Gjinushi. Gjatë viteve 19884 -1991 Vëndresha kishte një arsenal të madh dijetarësh e mësimdhënësish si Pashako Muço, Nerënxa Sevdari, Përparime Zeka në arsimin parashkollor. Vera Lëmi, Shpëtim Sevdari, Haki Muço, Tefta Guri, Hëna Zylyftari, Fatmira Çerenishti në cikël të ulët. Zia Zaimi, Thëllëza Guri, Maksi Kuçi, Donika Dervishi, Vjollca Kuçi, Bashkim Likaj, Shefqet Aliaj, Hekuran Kalemi, Partizan Goxhaj, Dilaver Mekollari, Tomorr Celibashi, Lulëzim Saliasi, Engjëll Zaimi, Bukuroshe Kuçi, Edmond Llazari, Shpëtim Xhamallati, Ilirjan Sevdari, Meçan Zeqo, Ylli Shehu, Bari Tushe, Barjam Dervishi, Pelivan Bakiu, Nefail Spahiu, Ilir Halili në cikël të lartë. Hekuran Kalemi, Zia Zaimi, Abdulla Bregu, Lulzim Saliasi, Qani Sinani, Sadik Laze, Meçan Zeqo, Bilbil Musaj, Shpëtim Xhamallati, Shefqet Aliaj, Petrit bakiu, Shefqet Xhaxho, Safet Saliasi, Iliaz Qato në shkollë të mesme. Me ndryshimet e ardhura pas ndërrimit të sistemeve në 1991 si pasojë edhe e ndryshimeve demografike kjo shkollë humbi pak e nga pak shkëlqimin e dikurshëm. Shumë familje u larguan drejt qendrave urbane e të tjerë emigruan jashtë vendit. Edhe numri i nxënësve filloi të binte dukshsëm. Gjithësesi mësuesit me të njëjtin përkushtim vijuan të sfidonin çdo ditë duke lënë gjurmë në mësimdhënie si Meçan Zeqo, Kajmak Zaimi, Hajri Nuhu, Asqeri Rama, Shefqet Aliaj etj. Në 1996 drejtues i shkollës do të ishte Astrit Likaj dhe nëndrejtor Asqeri Rama dhe Hajri Nuhu. Stafi mësimdhënës me emra si Shefqet Aliaj, Abdulla Bregu, Bardhyl Hoxha, Kajmak Zaimi, Tomorr Pelivani, Seran Serani, Et’hem Duçellari, Engjell Zaimi, Zamir Celibashi, Arben Dulellari, Minushe Shehu, Florie Lika, Bashkim Likaj, Agim Sinani, Qëndror Musaj, Shpëtim Sevdari, Fatmira Çerenishti, Flutura Sinani, Matilda Muça, Nerenxa Sevdari, Tatjana Luadhi, Haki Muca, Alma Cevrenga. Kjo shkollë në 1996 kishte 337 nxënës dhe afro 26 mësues e edukatore kopështi. Si pasojë e rënies së numrit të nxënësve në 2001 shkolla e mesme do të mbyllej. Stafi pedagogjik pësoi rënie në numër dhe kjo reflektoi edhe cilësinë. Drejtues shkolle do ishte Shefqet Aliaj dhe më vonë Përparim Ismaili . Gjatë vitit shkollor 2012 - 2013 në shkollën e Vëndreshës studionin 77 nxënës dhe drejtues u vendos Meçan Zeqo. Stafi i mësuesve përbëhej nga Shpëtim Sevdari, Përparim Ismaili, Engjell Zaimi, Mynevere Bilbili, Bardhyl Hoxha, Minushe Shehu, Ilda Isufi, Fatmira Çerenishti, Gentjana Dosti, Sazan Bano, Juliana Bakiasi. ...
  • Fatjon Kalociberat / bogova / breakingnews / news / polican / Skrapari 20 Tetor 2024 EditedOn ? Tetor 20, 2024 at ? 16:14
    52 vite më parë, në 22 tetor 1972 do të vihej në punë për herë të parë një nga veprat e rëndësishme të kohës i njohur ndryshe si Hidrocentrali i Bogovës. Bogova, një fshat i vogël i Skraparit nisi të popullohej në fillim të viteve 30'të. Vendi i pasur me burime hidrike dhe me panorama turistike mbresëlënëse do të kishte një rëndësi të madhe edhe për faktin se asokohe ndërtimi i një vepre të tillë kishte si qëllim të garantonte me furnizim energjie elektrike vilat e nëndheshme të Krorëzës. Vepra u projektua nga Prof. Farudin Arapi. Hidrocentrali do të kishte një fuqi prodhuese prej 2.550 kilovatorë apo thënë ndryshe 2.5 megavat. Përmes linjave të gjata të tensionit furnizoheshin vilat e nëndheshme të Krorëzes. Hidrocentrali furnizohej me ujin e burimit të Bogovës prej nga furnizoheshin me ujë edhe Poliçani dhe Berati. Hidrocentrali i Bogovës prej shumë vitesh konsiderohej si vepra më e madhe e prodhimit të energjisë në gjithë qarkun Berat. E ndodhur në lartësinë 265 metra mbi nivelin e detit, Bogova sot është një ndër ndalesat e preferuara të turistëve të shumtë që frekuentojnë zonën. Njësia administrative e Bogovës si pjesë e Bashkisë Skrapar përfshin fshatrat Bogovë, Novaj, Bargullas, Nishovë, Kakrukë, Dobrushë, Përparim, Selan dhe Jaupas. Me një peizazh mbresëlës plot me vlera mjedisore të pa zëvendësueshme, të cilat i referohen rezervatit të Bogovës, plot me pyje të bukura dhe me florën dhe faunën e pasur.  ...
  • Fatjon Kaloci2023 / breakingnews / cens / news / polican / popullsia / Skrapari 19 Tetor 2024 EditedOn ? Tetor 19, 2024 at ? 22:45
    Instituti i Statistikave në Shqipëri, publikoi në muajin qershor 2024 të dhënat e grumbulluara në terren lidhur me atë që u quajt ndryshe si CENS 2023. I nisur në muajin shtator 2023, procesi i evidentimiit në terren i shpërndarë në gjithë vendin synonte ndër të tjera mbledhjen e të dhënave statistikore mbi numrin e popullsisë dhe banesave në Shqipëri si edhe disa pyetjeve të natyrave të ndryshme. Duke u ndalur në tematikën lokale të blogut tonë, Skrapari rezulton ashtu siç pritej, me një rënie të numrit të popullsisë.  Zyrtarisht, numri i popullsisë së gjithë Skraparit (103 fshatra dhe qyteti Çorovodë së bashku), rezulton të jetë për vitin 2023 në shifrën 10,750 banorë gjithësej. Shpërndarja në bazë gjinore e këtij numri popullsie përkon me 5,419 meshkuj dhe 5,331 femra. Një tjetër element që mund të evidentohet nga të dhënat e regjistrimit të popullsisë për Skraparin është edhe ndarja e këtij numri pra 10,750 banorë sipas 3 fashave moshore. Kështu, zyrtarisht nga ky numër 2,584 banorë janë të moshës mbi 65 vjeç. Thënë ndryshe, rreth 24% e popullsisë së Skraparit (103 fshatrat dhe qyteti Çorovodë) përbëhet nga të moshuarit. Grupmosha nga 0 vjeç deri në 14 vjeç në të gjithë Skraparin rezulton zyrtarisht sipas CENS 2023 të jetë sa 1133 banorë ose e thënë ndryshe 10.5% e popullsisë së gjithë Skraparit i përket kësaj grupmoshe. Grupmosha nga 15 vjeç deri në 64 vjeç rezulton të jetë 7,033 banorë duke përbërë kështu grupmoshën më të madhe nga dy grupmoshat e tjera të lartë përmendura. Corovodaonline në tabelën e mëposhtme, jep një pjesë të gjetjeve të CENS 2023 në mënyrë më të detajuar. CENS 2023 Nr.Popullsisë Meshkuj Femra 0 deri 14 vjeç 15 deri 64 vjeç mbi 65 vjeç SKRAPAR 10.750 banorë 5.419 banorë 5.331 banorë 1.133 banorë 7.033 banorë 2.584 banorë Edhe Bashkia e Poliçanit duket se ndjek pothuajse të njëjtin trend përsa i përket numrit të popullsisë. Sipas CENS 2023 në Bashkinë e Poliçanit numri zyrtar i popullsisë është 8,762 banorë. Nga këta, 4,306 banorë janë meshkuj ndërsa 4,456 banorë janë të gjinisë femërore. Përsa i përket këtyre shifrave por të para sipas 3 fashave moshore 2,354 banorë janë të moshave mbi 65 vjeç. Grupmosha nga 0 vjeç deri në 14 vjeç rezulton me numrin 924 banorë. Tabela e mëposhtme jep në mënyrë më të detajuar të dhënat e CENS 2023 për Bashkinë Poliçan.  CENS 2023 Nr.Popullsisë Meshkuj Femra 0 deri 14 vjeç 15 deri 64 vjeç mbi 65 vjeç POLIÇAN 8.762 banorë 4.306 banorë 4.456 banorë 924 banorë 5.484 banorë 2.354 banorë Me një sipërfaqe prej 831.44 kilometra katror, Skrapari vijon të mbetet një ndër zonat ku numri i popullsisë vit pas viti pëson rënie. Nëse në CENS-in e parafundit, atë të 2011, dendësia për kilometër katror rregjistrohej në rreth 15 banorë për një kilometër katror, CENS i 2023 e shfaq këtë tregues sa 12.9 banorë për një kilometër katror. Edhe përse i kufizuar me shumë bashki si ajo e Gramshit, Poliçanit, Beratit, Korçës, Përmetit rrugët mbeten prej dekadash problemi kryesor që komunikimi me fqinjët të jetë i vështirë në rrugët ekzistuese apo thuajse i pamundur nga mungesa e tyre. Në ndarjen administrative territoriale të viti 2014, Skrapari përbëhej nga 103 fshatra që i përkasin 8 njësive administrative të tij duke nisur nga Njësia Qendër, Bogovë, Vëndreshë, Çepan, Potom, Leshnje, Gjerbës dhe Zhepë. Ndërsa si qëndër administrative e Skraparit vijon të mbetet Çorovoda, qyteti ku fokusohet jeta institucionale dhe sociokulturore e zonës. Popullsia është pakësuar ndjeshëm nga largimet e banorëve kryesisht drejt qyteteve të mëdha të Shqipërisë. Më herët qyteti i Çorovodës humbi mbi 40 për qind të popullsisë mes harkut kohor të viteve 2001 dhe 2011, ndërsa shumë nga komunat përbërëse kanë humbur mbi gjysmën e popullsisë. Mungesa e perspektivës, kryesisht ajo e vendeve të punës, ka bërë që banorët e qytetit të vendosen për një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre drejt qyteteve të mëdha, ndërsa banorët e zonave të thella janë larguar drejt qytetit të Çorovodës, si rezultat i mungesës së rrugëve dhe mjekëve në fshatrat e tyre. Problematika kryesore e banorëve të Çorovodës ka qenë gjendja e vështirë e rrugës kombëtare Skrapar-Berat. Skrapari si burim kryesor ka të ardhurat që vijnë nga blegtoria dhe bujqësia, prodhime mjaft të vlerësuara këto në tregjet e vendit, ndër më të njohurat djathi dhe rakia e Skraparit. Me shumë atraksione turistike dhe me mijëra vizitorë të ardhur nga e gjithë bota për të eksploruar Kanionet e Skraparit si dhe me një resurs tepër të veçantë të turizmit fetar sidomos gjatë mujait gusht gjatë festës së Bektashinjve, gjatë ditëve të pelegrinazhit ku vizitorët duhet të udhëtojnë drejt malit të shenjtë Tomor sërish rrugët mbeten problemi shumëvjeçar i pazgjidhur. Viteve të fundit fenomeni i largimeve ka prekur edhe burimet njerezore dhe profesionistët nga fushat e ndryshme si të arsimit, mjeksisë, administratës etj, të cilët në shumicën e rasteve janë spostuar në qëndrat e jetës urbane në Shqipëri si në Tiranë, Durrës, Vlorë, etj. ...
  • Të hënën, datë 14 Tetor 2024 në Njësinë administrative Potom u zhvillua ceremonia e dorëzimit të bidonave të qumështit, për fermerët e Njësisë Administrative Potom. Në ceremoninë e dorëzimit të bidonave të qumështit përveçse fermerëve përfitues, drejtueseve të projektit mori pjese dhe Menaxheri i Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural ne Shqiperi z.Lazzlo Arendas. Në fjalen e tij përshëndetëse, Menaxheri i Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural z.Lazzlo Arendas pasi falenderoi blegtorët pjesëmarres, foli për mundësine e blegtorëve për të përfituar nga fondet IPA, për fuqizimin dhe rritjen e ekonomive te tyre permes investimeve duke i inkurajuar ata që të aplikojne, ne keto fonde, për futjen e teknologjive të reja në fermat e tyre me qëllim rritjen e prodhimeve dhe përmirësimin e cilësisë së jetësës për veten dhe familjet e tyre. Blegëtorët përfitues falenderuan për mbështetjen përmes projektit, Bashkimin Europian si donator, dhe kërkuan që të informohen më shumë për projektet IPA, me qëllim që jo vetëm të prodhojnë produkte blegtorale por dhe ti përpunojnë vetë ato. Pas ceremonisë së dorëzimit të bidonave të qumushtit Menaxheri i Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural z.Lazzlo Arendas zhvilloi nje inspektim në lerat e ndërtuara në Njësinë Administrative Potom dhe pas u zhvillua një takim pune ku u disktua mbi projektin dhe problematikat në zbatimin e tij. ...
  • 5 persona janë arrestuar në flagrancë mes tyre edhe një 21 vjeçar pasi dyshohen se merreshin me kultivimin e bimëve narkotike në fshatin Plashnik të Poliçanit. Gjatë kontrollit unformat gjetën dhe sekuestruan 116 bimë kanabisi, një pjesë e tyre ishte në proces tharjeje. Përmes një njoftimi, policia tha: "Në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Territor i pastër”, shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Plashnik, njësia administrative Tërpan, kanë goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit: Ë. M., 54 vjeç, G. M., 61 vjeç, (vëllezër), F. M., 21 vjeç, (i biri i shtetasit Ë. M)., V. B., 44 vjeç dhe D. B., 39 vjeç, (vëllezër), të gjithë banues në fshatin Plashnik, pasi dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike, në fshatin ku banonin. Gjatë kontrollit të territorit janë gjetur 37 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, gjatë kontrollit në një kasolle afër banesës së shtetasit Gj. M., u gjetën 79 bimë të dyshuara narkotike kanabis në proces tharjeje", tha të martën policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim ...
  • Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, zhvilloi në 12 tetor 2024 një vizitë në Bashkinë e Skraparit, ku bashkëbisedoi me autoritetet lokale dhe banorët e zonës për gjetjen e mundësive të zhvillimit të mëtejshëm të kësaj zone. Investimet në infrastrukturë, turizmi i qëndrueshëm i bazuar në cilësi shërbimi dhe në promovimin e paketave malore, mbështetja e fermerëve dhe blegtorëve, si dhe lehtësirat fiskale për sipërmarrjet në shërbim të qytetarëve, ishin në fokus të bisedave. Presidenti i Republikës u përcolli mirënjohje banorëve të Skraparit për bujarinë dhe mikpritjen. Krahas këtij aseti të çmuar, Presidenti Begaj theksoi se investimet në infrastrukturë, siguria ushqimore dhe ajo shëndetësore do të ndihmojnë në rritjen e turizmit në zonë”. Kreu i Shtetit këshilloi autoritetet e zonës të fokusohen në zhvillimin e mëtejshëm, në veçanti të turizmit malor. “Besoj se me trendin e ri të turizmit malor, vizitorët do të vijnë nga deti për në mal për të prekur edhe natyrën apo magjinë e vendeve si Skrapari. Jam i sigurt se paketa e maleve, që do të bëhet tani për turizmin, do të përfshijë edhe Skraparin”, – u shpreh, ndër të tjera, Kreu i Shtetit, duke theksuar se nisma si këto do t’i japin mundësi bashkive për më shumë frymëmarrje dhe për të pasur kapacitete turistike të një cilësie të lartë. Presidenti Begaj shprehu bindjen se investimet e duhura, si ato të furnizimit me ujë 24 orë apo përmirësimit të infrastrukturës rrugore, të realizuara tashmë apo në proces, do të sjellin me siguri një rigjallërim të kësaj zone. Presidenti Begaj la porosi për Bashkinë e Skraparit shtimin e kujdesit ndaj moshës së tretë. Gjatë takimit me një grup të moshuarish, Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë e shërbimit shëndetësor dhe të rigjallërimit të bibliotekës dhe krijimit të lehtësirave fiskale  për kafe-libraritë. Presidenti i Republikës vizitoi dhe panairin tradicional të Skraparit, ku dhjetëra fermerë e blegtorë ekspozuan produktet e stinës, zahiretë e dimrit dhe rakinë e prodhuar në mënyrën e vjetër tradicionale të skraparllinjve, veçanërisht të mirënjohur për të. Presidenti Begaj vlerësoi se festivale të tilla shërbejnë si festa lokale, por edhe si shtysë për rritjen e vizitorëve, duke deklaruar se është obligim i çdo institucioni, vendor apo qeveritar, të përkrahë me politika lehtësuese bujqësinë dhe blegtorinë, që mundi i banorëve të shpërblehet. Burimi: Presidenti.al ...
  • Fatjon Kaloci7 sulmuese / breakingnews / brigada / news / Skrapari / vlushë 16 Mars 2024 EditedOn ? Mars 16, 2024 at ? 14:14
    Në 17 mars 1944 në fshatin Vlushë të Skraparit u krijua Brigada e VII-të Sulmuese. Formacioni i rëndësishëm luftarak do të kishte si komandant Gjin Marku ndërsa komisarët politikë të Brigadës së VII-të Sulmuese do të ishin Kadri Hoxha dhe Adil Çarçani. Arsyeja se përse kjo brigadë do të formohej pikërisht në Vlushë lidhej me faktin se kjo zonë ishte përfshirë në një dhimbje të madhe pasi në janarin e 1944 pra vetëm dy muaj më përpapa krijimit, nazistët gjermanë vranë 114 skraparllinj, duke përfshirë edhe ata të fshatrave Krushovë, Kapinovë e Turbehovë. Vlusha do të ishte simbolika e qëndrueshmërisë dhe e ringritjes. Në rreshtat e brigadës u rreshtuan partizanë me eksperiencë në luftë të batalioneve të qarkut të Beratit, të Grupit të Skraparit, të batalionit të rinisë “Margarita Tutulani” etj.  Për themelimin e Brigadës puna për organizimin e saj u nis paraprakisht që nga momenti që Gjin Marku me marrjen e urdhrit për ngritjen e Brigadës si komandant i saj së bashku me Myqerem Fugën bënë planin e organizimit në shtëpinë e Kahreman Yllit. Në bazë të planit organizativ u formua Batalioni i Parë që kishte në përbërje kryesisht partizanë të Qarkut të Beratit si dhe një nga kompanitë e këtij batalioni vinte nga Devolli. Batalioni i Dytë kryesisht përbëhej me partizanë të grupit të Skraparit, ndërsa Batalioni i Tretë u formua nga partizanë të Qarkut të Gjirokastrës. Ceremonia e themelimit të Brigadës së VII-të u zhvillua më 17 mars 1944 në fshatin Vlushë të Skraparit, ku luftëtarët thërrisnin thirrjen "Vlusha Vlon, Vlusha Sulmon" që u bë motiv i pjesëtarëve të kësaj brigade. Brigada arriti të kishte në gjirin e saj 2229 partizanë. Nga kjo brigadë mbetën dëshmorë 302 bij e bija, ndërsa 142 partizanë të tjerë mbetën të plagosur. Luftimet e kësaj brigade shkuan deri në Vishegrad. Më poshtë @corovodaonline ripublikon disa imazhe arkiv që i përkasin vitit 1964 nga pervjetori i njëzetë i themelimit të Brigadës së Shtatë Sulmuese. ...
  • Në14 mars 1942 në Kulmak të Skraparit u formua Çeta Plakë e Skraparit. Ky do të ishte formacioni luftarak i pari i krijuar në gjithë qarkun si dhe në gjithë Shqipërinë e Jugut të asaj kohe. Fillimisht Çeta kishte 14 luftëtarë por më vonë do të shtohej me luftëtarë të ardhur nga Korça, Skrapari, Dangëllia, Mallakastra, etj. Formimi i çetës partizane ishte një sukses. Ajo do të ishte si një repart i organizuar dhe i armatosur që do të ishte në gjëndje të kryente veprime të fuqishme dhe në shkallë më të gjerë politike ushtarake kundër objekteve të armikut fashist. Gjin Marku dhe Kahreman Ylli u takuan patriotin trim të maleve të Skraparit Mestan Ujaniku, i cili pranoi të drejtonte çetën partizane. Çeta u themelua në 14 mars 1942. Duke ju referuar të dhënave shkrimore të Corovodaonline, kjo Çetë do të kishte 84 luftëtarë kryesorë të saj. Shohim më poshtë, Listën e Anëtarëve të Çetës Plakë të Skraparit (renditja rastësore).01. Mestan Ujaniku (Komandant)02. Gjin Marku (Komisar)03. Ali Mestani04. Ali Dervishi05. Avdullah Kadiu06. Ahmet Bala07. Asllan Çela08. Avni Mehmeti09. Barjam Lame10. Bajram Zaimi11. Bajram Satka12. Bedri Satka13. Ferrik Zhiti14. Hasan Shkëmbi15. Hajri Seitaj16. Hysen Muçaj17. Hasan Sula18. Hyda Çeta19. Hajdar Nako20. Ibrahim Hoxha21. Idriz Molla22. Isuf Zaçe23. Jonuz Bakiasi24. Koçi Saliasi25. Kasëm Bakiasi26. Kamber Caushi27. Kasëm Alimadhi28. Kamber Jaskollari29. Kadri Hallko30. Laze Telhaj31. Lace Myftari32. Mitat Hebibasi33. Maliq Qamo34. Mane Nishova35. Mane Jaupllari36. Mustafa Hoxha37. Muharrem Haxhiu38. Mazllëm Flamuri39. Maksut Musabelli40. Musa Feka41. Mersin Saliasi42. Mazllëm Kalemi43. Novruz Çeta44. Përparim Levenishti45. Qerim Hysi46. Qenam Nuhu47. Sako Hallko48. Sadik Lushka49. Sadik Dusho50. Shefqet Nano51. Shaqir Çela52. Shaban Bakiasi53. Teme Çela54. Tahir Grepcka55. Teki Kadiu56. Tefik Xhafa57. Tefik Zhuri58. Takush Ajasllari59. Xhevo Osmani60. Xhemal Musabelliu61. Zylyftar Veleshnja62. Bajram Musabelliu63. Xhelal Sulçe64. Jonuz Jakllari65. Aqif Ajasllari66. Avni Trebla67. Muharrem Trebla68. Gjeli Argjiri69. Gaqo Peristeri70. Minella Buda71. Orhan Frashëri72. Gole Ruco73. Çimo Petro74. Dhori Karagjozi75. Asllan Dersniku76. Xhevit Struga77. Sulo Gradeci78. Syrja Grabocka79. Ramiz Aranitasi80. Ferit Radovicka81. Çome Koblara82. Petro Berdilla83. Refail Shkodrani84. Feti Radovicka *Imazhi bashkëshoqërues jep një takim të disa prej pjesëtarëve të Çetës Plakë të Skraparit. ...
  • Fatjon Kalociada satka / breakingnews / darko dimitrov / eurovision / Georgia / news / Skrapari 12 Mars 2024 EditedOn ? Mars 12, 2024 at ? 14:16
    Vajza me origjinë nga Skrapari Ada Satka do të jetë përmes një bashkëpunimi pjesë e këtij Eurovisioni që do të zhvillohet në Suedi. Eurovisioni apo thënë ndryshe konkursi muzikor më i madh evropian është një prej skenave më të ndjekura muzikore e kontinentit evropian por jo vetëm. Këngëtarja Ada Satka ka kontribuar në këngën përfaqësuese të një shteti tjeter. Aj është bashkë autore teksti dhe muzike me Darko Dimitrov në këngën që do të përfaqësoj Gjeorgjinë në Eurovision 2024. Këngëtarja Nutsa Buzaladze do të këndoj këngën Firefighter për shtetin e Gjeorgjisë ku për muzikën dhe tekstin e së cilës ka bashkëpunuar dyshja Satka - Dimitrov. Videoklipi zyrtar i këngës u ngarkua në platformën e videove online të Eurosong Contest në youtube. Në verën e vitit që shkoi bashkëpunimi i këngëtares Ada Satka me këngëtarin Alban Skënderaj sollën një prej këngëve që mbetën hit i asaj vere që numëron rreth 6 milion shikime dhe që u titullua Ama  Ada Satka është një këngëtare dhe producente muzikore e njohur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka pasur bashkëpunime me emrat më të mëdhenj të muzikës botërore.  ...
  • Ai lindi në fshatin Vërzhezhë të Skraparit në 1 gusht 1922. Për herë të parë në burg ai hyri në moshën 31 vjeçare. Ndaj tij u dhanë tre herë dënime me burg derisa rifitoi përfundimisht lirinë por kjo vetëm në moshën 65 vjeçare. Vuajti 26 vjet e 10 muaj e 20 ditë heqje lirie në vitet 1953-1971 dhe 1978-1987. Flasim për Qani Sulo Mulita. Dënimi i parë me 12 vite burgVuajtjet e tij nisën në kohën e kryerjes së shërbimit ushtarak tek i cili u mobilizua si ushtar në 6  dhjetor 1952. Shërbimin e detyrueshëm do t'a kryente në Repartin nr.5390 në qytetin e Elbasanit. Pas gati 8 muajsh ai u arrestua. Data e saktë e arrestimit të tij ishte 2 korriku 1953. Akuza u ngrit në bazë të nenit 64 në kombinim me nenin 10 dhe nenit 72 të Kodit Penal, për “tradhti ndaj atdheut” dhe “agjitacion e propagandë”. Gjykata e cilësoi “element armik”, me të kaluar të keqe familjare, se dëgjonte e komentonte radiot e huaja, se ishte i pakënaqur me triskat etj, se po përgatitej të arratisej. Midis të tjerash në vendim thuhej: “Edhe pasi vjen në ushtri, duke qenë i pakënaqur se si element armik nuk i qe dhënë triska e Frontit Demokratik, jo vetëm zhvillon agjitacion e propagandë kundër pushtetit, por njëkohësisht bën vepra përgatitore për t’u arratisur në një shtet armik, në Jugosllavi. Kështu i pandehuri me qëllim të përcaktuar, i thotë ushtar Hysen Rustemit, pse qëlloi mirë në qitje, çfarë i duhej, jeta është e padurueshme, etj.”.Gjykata Ushtarake Territoriale Korçës, me veprim në Elbasan, me vendimin nr.124, datë 24.12.1953, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 12 vjet burgim dhe heqjen e së drejtës zgjedhore për 2 vjet.Dënimi i dytë në SPAÇNdërsa vuante dënimin e parë ku bashkë me të burgosur të tjerë të Kampit Nr.4 ndërtonin në Tiranë ato që ende njihen si Pallatet Agimi, ai u arrestua sërish në 23 qershor 1954 edhe këtë herë me të njëjtat akuza Neni 75, Organizatë kundër Pushtetit, Neni 64, Tradhëti ndaj Atdheut si dhe Neni 65, Spiunazh. Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.189, datë 17.7.1954, në seancë të mbyllur, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 20 vjet burgim dhe heqjen e së drejtës zgjedhore për 5 vjet. U lirua më 3 maj 1971 nga Reparti nr.303 Spaç.Dënimi i tretë i ÇorovodësPas daljes nga burgu në 1971 ai u përpoq të integrohej. Në kohën kur punonte në Çorovodë në Ndërmarrjen e Ndërtimit në 10 shkurt 1978 sërish do të arrestohej nën akuzat e bazuara tek nenet 72/1 dhe 42/a të Kodit Penal. Gjykata e Rrethit Skrapar, me vendimin nr.13, datë 29.4.1978, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe heqjen e së drejtës zgjedhore për 5 vjet.  Një informacion i datës 19 janar 1978 thuhej se nga viti 1974 e në vijim, raportuan për të 5 bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, të cilët raportonin se ai ishte “armik i këtij pushteti”, “nuk linte rast pa vjellë kundër tij”, fliste keq për Enver Hoxhën, shprehte mosbesim te ligjet, përbuzte gjendjen ekonomike të vendit. Gjykata çmonte se nuk kishte ndërprerë “veprimtarinë armiqësore”. Midis të tjerash, në vendim thuhej: “I pandehuri në rrugën e tij armiqësore, i vendosur është përpjekur të errësojë realitetin socialist në vendin tonë, kujtuar me nostalgji dhe ka mburrur ‘trimëritë e mençuritë’ e ish-krerëve të Ballit, ka dashur të pengojë rininë tonë të punojë për ndërtimin e veprave të ndryshme, ka folur për ‘jetën e mirë’ që bëhej para çlirimit, etj...Me qëllim që të ulte fuqinë mbrojtëse të vendit, i pandehuri thoshte se zboret ushtarake nuk janë të mira, ato na lodhin kot. Në biseda të ndryshme ka mburrur armiqtë si Abaz Ermenji, Muharrem Kapllani, etj, duke i paraqitur trima e të mençur e duke ruajtur shpresën se do të përmbysej pushteti popullor”. U lirua më 2 mars 1987. ...
  • Fatjon Kaloci16 Sulmuese / 1944 / breakingnews / brigada / news / therepel / Trashegimi 21 Gusht 2023 EditedOn ? Gusht 21, 2023 at ? 03:00
    79 vite më parë, në 20 gusht 1944 në  fshatin Therepel të Skraparit u krijua Brigada e 16-të Sulmuese. Krijimi i Brigadës erdhi pas urdhrit të dhënë nga Shtabi i Përgjithshëm për krijimin e këtij formacioni ushtaral që do të vepronte kryesisht në trekëndshin gjeografik midis Lushnjes, Fierit dhe Beratit. Brigada do të krijohej në Therepel të Skraparit dhe arsyeja e përzgjedhjes nuk lidhej vetëm me faktin se zona ishte e çliruar por edhe për disa arsye të tjera të cilat lidheshin kryesisht me pikëpamjet e forta patriotike që kishte gjithë zona e Vëndreshës me 8 fshatrat kryesorë të saj ky Therepeli për nga fushëpamja dhe pozicioni gjeografik do të kishte epërsi ndaj zonave të tjera. Në 20 gusht 1944, Shtabi i Përgjithshëm dërgoi si të deleguar Spiro Moisiun në Therepel ku u zhvillua ceremonia e betimit të afro 530 partizanëve ku padyshim pjesa më e madhe ishin nga Skrapari por shumë prej tyre ishin edhe nga Berati, Vlora, Myzeqeja. Komandant i Brigadës së 16 Sulmuese do të emërohej Rrahman Ruçi, Komisar Abdyl Këllezi, Zëvendës Komandant Gjon Gjoni, Zëvendës Komisar Myzafer Trebeshina ndërsa si intendent do të zgjidhej Kozma Vasili.Brigada e 16të Sulmuese do të kishte 3 batalione. Komandant i Batalionit të Parë u vendos Petref Therepeli, komisar Beqir Radhima, Zëvendës Komandant Hajdër Strora, Komisar Neki Guri, intendent Mete Strora etj. Komandant i Batalionit të Dytë u vendos Kadri Aliu, Komisar Nuredin Dobrusha, Zëvendës Komandant Myrteza Vlusha, Komisar Karafil Abazi, intendent Besim Prishta etj. Komandant i Batalionit të Tretë u vendos Luto Pashaj, Komisar Sofokli Papavasili, Zëvendës Komandant Sadush Myftari, Komisar Mazllëm Sevrani, intedent Sabri Shkëmbi etj. Në 9 shtator u krijua edhe batalioni i katërt i Brigadës së 16të Sulmuese.Brigada e 16të do të qëndronte në Therepel për 10 ditë. Por edhe pse u krijua zyrtarisht në 20 gusht aksionin e parë luftarak kjo brigadë e pati në 2 shtator 1944 ku batalioni i tretë dhe batalioni i dytë sulmuan në befasi forcat gjermane në Ardenicë. Sulmi i beftë dogji 5 depo me municione. Si pasojë e luftimeve me forcat gjermane mes partizanëve mbetet i plagosur Hysni Qerimi partizan i baalionit të tretë i brigadës së 16 sulmuese. Në 10 shtator 1944 ishte batalioni i katërt që ndërmori një aksion luftarak ndaj gjermanëve që u shpartalluan pranë vendit të njohur si Ura e Kuçit. Në fundin e ditës së 13 shtatorit kjo Brigadë bashkë me Grupin e Tretë të Mallakastrës nisën sulmin kundër forcave gjermane në Fier. Në këto luftime mbeti i plagosur Komandanti i Batalionit të Tretë Luto Pashai. Lufta për çlirimin e Fierit do të vijonte edhe me mbështetjen e partizanëve nga shumë formacione të tjera. Në 6 tetor 1944 në luftën e Cukasit mbeten të vrarë Liri Gero, Rrapo Luçi, Nako Bozo, Andon Basha dhe 10 dëshmorë të tjerë të rënë nga forcat tona partizane. Pas Çlirimit të Fierit të arritur nga kjo brigadë, më pas në datat 17 dhe 18 tetor 1944 vijuan luftimet për çlirimin e Lushnjes ku brigadës së 16të iu bashkuan edhe forca të brigadës së tetë. Në total kjo brigadë i dha vendit jetën e 56 partizanëve të rënë dëshmorë si sakrificë për çlirimin e atdheut. Corovodaonline sjell imazhet e rralla të kësaj Brigade. / Fatjon Kaloci ...
  • Nga e premtja, 18 gusht 2023 Drejtoria e Policisë Vendore Berat do të vendos në zbatim planin e masave për ditët e pelegrinazhit bektashi. Por e parë në aspektin mediatik çuditërisht ky plan nuk ka asgjë të re me planin e publikuar një vit më parë, gati-gati duket i njëjti tekst. Gjithësesi, synimi i zbatimit të këtyre masave është për të shmangur problemet në lidhje me këtë organizim të madh ku vijnë mijëra njerëz si dhe për të siguruar që gjithçka të shkojë mirë. Zëvendës Drejtori për Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, Drejtues Luan Mema, ai që në një komunikim për mediat ka bërë me dije se, policia e Beratit ka marrë një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë pelegrinazhit në malin e Tomorrit. Mema ka deklaruar se, ky plan ka si objektiva: parandalimin e aksidenteve rrugore, garantimin e qarkullimit të lehtësuar të përdoruesve të akseve rrugore të qarkut si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të pelegrinazhit në malin e Tomorrit, pelegrinazh i cili do të zhvillohet gjatë periudhës 18-25 Gusht 2023.  Në zbatim të këtij plani masash janë planëzuar shërbime shtesë në të gjitha akseve rrugore që të çojnë në malin e Tomorrit si dhe në ambientet e jashtme të objektit të kultit (Teqesë) në këtë mal. Ai ka shpjeguar edhe intenerarin e lëvizjes së mjeteve gjatë ngjitjes dhe zbritjes nga mali si dhe kufizimet e qarkullimit. Në njoftim thuhet: Policia e Beratit në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Berat, Kuçovë dhe Skrapar, në bazë të një plani të detajuar masash, janë angazhuar plotësisht me qëllim sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e krimit dhe rritjen e sigurisë rrugore, lëvizjen e qarkullimit normal të mjeteve e këmbësorëve në rrugë dhe në zonat turistike, gjatë zhvillimit të pelegrinazhit në “Malin e Tomorrit”. Intenerari Itinerari për drejtuesit e mjeteve që shkojnë në drejtim të malit të Tomorrit (drejt teqesë) do të jetë: “Hyrja e qytetit të Beratit–Rrethrrotullimi i Kombinatit–Unaza e qytetit–Rrethrrotullimi i Uznovës–Kryqëzimi i Plirëzit–Teqeja e Kulmakut”. Itineraret për drejtuesit e mjeteve që kthehen nga mali i Tomorrit ( nga teqeja) do të jenë: “Teqeja e Kulmakut-Bargullaz-Pronovik–Poliçan–Uznovë-Rruga kryesore “Antipatrea”–Rrethrrotullimi i Kombinatit” dhe “Teqeja e Kulmakut–Novaj-Bogovë-Poliçan-Uznovë-Rruga kryesore “Antipatrea”–Rrethrrotullimi i Kombinatit”. Drejtuesit e mjeteve dhe pelegrinët që vijnë nga qyteti i Çorovodës, këshillohen të përdorin aksin rrugor “Çorovodë–Gjerbës–Teqeja e Kulmakut” dhe anasjellas.Kufizimet: Për mjetet: Në akset rrugore “Vlashuk Kuçovë-Berat”, "Ura Kuçit–Dimal-Berat”, “Pobrat-Dimal-Berat”, ”Berat-Mali i Tomorrit”, ”Berat-Çorovodë” dhe ”Çorovodë-Gjerbës-Mali i Tomorrit”,nuk do të lejohen të qarkullojnë mjetet e tonazhit të rëndë, nga ora 06:00 – 24:00, gjatë gjithë ditëve të pelegrinazhit. Autobusët,furgonat me mbi 8 persona dhe minibusët nuk do të lejohen të qarkullojnë në aksin rrugor “Plirëz –Teqeja e Kulmakut–Mali i Tomorrit”. Për shkak të parametrave të rrugës, në segmentin rrugor “Plirëz-Teqeja e Kulmakut”, qarkullimi i mjeteve do të kryhet në kolonë dhe nuk do të lejohen parakalimet. Gjithashtu, janë të ndaluar qëndrimi dhe pushimi i mjeteve, në akset rrugore. Drejtuesit e mjeteve duhet të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë, për vendet ku do të lejohet qëndrimi dhe parkimi i mjeteve. ...
  • E ndërtuar fillimisht në vitin 1620, tyrbeja apo mekami i Abas Ali në Malin e Tomorrit edhe sot është një prej vendeve më të vizituara nga besimtarët bektashinj. Në koordinatat 40 ° 38 'Veri, 20 ° 09' Lindje, në majën jugore të malit të Tomorrit gjendet tyrbeja e Abas Ali. Ndërtimi fillestar i saj daton në 1620 por më pas në histori ajo u rindërtua në 1880 më pas në 1928 dhe më tej pas viteve 90'të. Çdo vit, me mijëra besimtarë bektashinj kryejnë nga datat 20 deri në 25 gusht pelegrinazhin e tyre drejt këtij vendi të shenjtë. Mes së thënave të trasmetuara brez pas brezi thuhet se Abas Ali përpara se të shkonte në Malin Olimp qëndronte për 5 ditë nga datat 20 deri në 25 gusht në Malin e Tomorrit. Për besimtarët, ai kthehet në Tomorr çdo vit gjatë këtyre pesë ditëve. Referenca më e hershme historike për këtë vend të shenjtë në malin Tomorr daton nga gjysma e dytë e shekullit të tetëmbëdhjetë dhe ka të bëjë me një njeri të shenjtë të quajtur Demir Han i cili u vra në Tepelenë në vitin 1630. Ndërsa udhëtonte në lindjen e mesme, Demir Han mori një dekret me udhëzime për Shqipërinë për të shkuar në Berat dhe prej andej për të vizituar  mekamin e Abas Ali në malin Tomorr. Ai mori një rekomandim nga Sheikh Hüseyin Tusiu i Xhibës [ lokalitet pranë Damaskut ], ai mbërriti në Shqipëri ku në qytetin e vogël të Vokopolës takoi Mustafa Tusiu një person i cili ishte përgjegjës për vendin e shenjtë, me të cilin vizitoi  mekamin e Abas Ali. Atje, thuhet se ai mori një shenjë duke i thënë të shkonte në qytetin e vogël të Tepelenës ku themeloi një Zaviye thënë ndryshe një teqe të vogël. Kjo dëshmon se faltorja e Abas Aliut duhet të ketë ekzistuar në mal edhe më përpara asaj kohe. Orientalisti shqiptar Osman Myderrizi ( 1891 – 1973 ) rrëfen një version tjetër: Si provë e kapacitetit të tij si misionar, ai solli me vete një shkrim të shkruar me dorë, një Kuran, një shpatë dhe një thes që përmban tokë nga vendi ku Imam Husejn, Abas Ali dhe të tjerë kishin rënë në Kerbela. Kur pa se shqiptarët i faleshin malit Tomorr si një mal i shenjtë, ai groposi dheun e sjellë nga Kerbelaja dhe mbi të ndërtoi mekamin e Abas Ali. Aristokrati shqiptar Ekrem bej Vlora e vizitoi këtë vend në vitin 1907 dhe e përshkroi kështu:"Ishte një ndërtim rrethor me blloqe guri të vendosura së bashku pa  llaç, si mur unazor dhe kishte një hyrje të ngushtë nga krahu i juglindjes. Quhet mekam, një fjalë arabe për një vend ose më sakt për një vend pelegrinazhi. Forma e tanishme e tij si ndërtim daton nga viti 1880. Brenda mureve s'ka gjë tjetër veçse një kamare me gurë që sheh nga jugu tek e cila qëndronin dy shandanë dhe një pjatë kallaji. Në pjatë ishin disa monedha të dhuruara si lëmoshë nga besimtarët. Vendi është i shenjtë si për muslimanët si edhe për të krishterët. Edhe hajdutët më të paskrupujt nuk do të guxonin kurrë të vidhnin këto monedha. Mali Tomorr pa dyshim do ti kishte goditur me rrufe nga qielli. Me kalendarin e vjetër në 15 gusht, ky vend i boshatisur merrte jetë për festën e Supozimit të Virgjëreshës Mari. Kreysisht janë dervishët e urdhërit bektashi ata që vijnë këtu për tu lutur, sakrifikuar dhe dhënë lëmoshë. Bashkëshoqëruesit e udhëtimeve të mia, disa prej tyre bektashinj, kur u futën brenda murit unazor u ulën në gjunjë. Sipas tyre në betejën midis Imam Huseinit, djali i Kalifit të katërt Ali dhe Yazid, djali i Muawiyah, njerka e të parit i quajtur Abas Ali ( një djalë i Aliut nga një gura tjetër) arriti të ikte nga masakra e Kerbelasë dhe pas ecjeve të gjata arriti tek maja e malit Tomorr, të cilin ai e zgjodhi si vendin e tij për të vdekur. Por data e saktë nuk dihet. Të krishterët i luten këtu Shën Marisë, virgjireshës së shenjtë. Të dyja komunitetet fetare përdorin si betim shprehjen "për Baba Tomorr". Ata gjithashtu besojnë se këtu në kohët e lashta ka patur një tempull. Një objekt prej guri me dy dhoma e quajtur Dervishia u ndërtua në mal, disa qindra metra poshtë turbesë, në vitet 1908 - 1909 por u dogj nga forcat greke në pranverën e vitit 1914. Më 1916 një teqe e re, Teqeja e Kulmakut u themelua dhe u ndërtua nga Dervish Iljaz Vërzhezha (1923) pak më poshtë se dervishia. Babai i parë duket se ka qënë Baba Haxhi që vdiq në Përmet. Nga vitet 1921 - 1925 teqeja u drejtua nga Baba Ali Tomorri (1900 - 1948). Rreth viteve 1930 aty jetonin rreth 5 dervishë. Gazetari dhe shkrimtari britanik Joseph Swire vizitoi teqenë në vitin 1930. Në nivelin e 6.000 feet lartësi ( feet = njësi matëse) shtrihet një varg i ngushtë që ngrihet në mënyrë të shpejtë mbi lartësitë e frikshme të Tomorrit midis pishave, pamjeve emocionuese të shkëmbinjve me cepa bore me lisat e egër mbi re 2000 metra më lart. Këtu është teqeja e Kulmakut, një shtëpi një katëshe e ndërtuar me gurë dhe me oborr. Dikur kishte qënë një vend vetëm me dy dhoma ku jetonte një dervish por në 1914 bandat greke e shkatërruan atë... Çdo dimër teqeja është rrethuar nga bora dhe ujqërit vijnë rrotull mureve të saj. Na u vu në dispozicion një dhomë bosh me një oxhak të shkëlqyeshëm dhe megjithëse tymi i trashë na provokonte të vjella ne ishim falenderues për të dhe për çajin e fortë që na bënë... Mëngjesi ishte i lagësht, por më vonë dielli depërtoi mes reve të ulta gri të stuhisë dhe me çarjen e reve poshtë këmbëve tona dukej shtrati i luginës, me ngjitjen e diellit retë u dukën se u hodhën cepave e u strukën larg. Kështu u ngjitëm drejt vendit të shenjtë të Tomorrit. Për një orë skuqja e diellit na ra në kurriz. Kishte dëborë në zgavra dhe qoshe që arrinte lartësinë 12 feet në pjesën lindore megjithatë pjesët me bar ishin të trasha. Retë mbyllnin pamjen por ne ndoqëm kreshtën lehtësisht deri sa na u shfaq një faltore e re e ndërtuar nga një mur guri rrethor, ishte faltorja e Abas Ali, shenjti mitik i bektashinjve. Sipas legjendës, kohë më parë Abas Ali erdhi nga Arabia në Berat hipur mbi një kal të madh të bardhë (i cili ka lënë shenja lart në mal) pasi luftoi barbarët, ai pushoi për pesë ditë në Tomorr dhe pastaj shkoi të banonte në malin Olimp, por çdo vit ai kthehet për 5 ditë deri më 25 gusht ku vijnë bektashinjtë edhe të krishterët gjithashtu, afro 8 ose 9 mijë njerëz vijnë për ti bërë homazhe. Ata sjellin dele, i bëjnë kurban tek vendi pastaj zbresin drejt teqesë. Tomorri është një mal i shenjtë dhe betimi Për Baba Tomorr është betim i shenjtë. Baba Tyrabiu më tha se faltorja u ndërtua në vendin e një faltore antike pagane, kështu që Abas Ali ndoshta trashëgoi fuqitë e tij të mbinatyrshme nga perëndia pagane. Për ne, Abas Ali ishte i mirë sepse ndërsa arritëm në faltore era largoi retë ngjyrë argjend dhe të bardha kaçurrel që shtriheshin si një det...  Ka pak informacion në lidhje me teqenë në periudhën komuniste. Një prej baballarëve, Baba Samiu  u arrestua dhe vdiq në internim. Në vitin 1957, pelegrinët nga e gjithë Shqipëria jugore mblidheshin akoma në këtë vend në gusht dhe qëndronin atje për tre ditë. Dhjetë vjet më vonë, kur regjimi komunist hoqi fenë, praktikimi pak a shumë vdiq deri në fund të diktaturës. Në vitin 1967 të dyja si tyrbeja dhe teqeja u shkatërruan me preteksin se maja e malit i duhej forcave të ushtrisë si një postë strategjike ushtarake. Teqeja u rikonsdrktua në 1992 dhe vendi është më i vizituar se kurrë gjatë pelegrinazhit të përvitshëm nga datat 20 deri në 25 gusht të çdo viti. Ceremonia zyrtare zhvillohet çdo 22 gusht ku merr pjesë edhe kryegjyshi i bektashinjve. Mijëra njerëz vijnë nga e gjithë bota. Tyrbeja e Abas Ali u rikonstruktua në 2008. Referenca: E. Vlora 1911, pp. 106–107; T. Selenica 1928, p. 189; A. Tomorri 1929, p. 93; F.W. Hasluck 1929, p. 441 (548); J. Swire 1937, pp. 251–254; Baba Rexheb 1970, pp.367–368; G. Stadtmüller 1971, pp. 686–687; N. Clayer 1990, pp. 406–411, 2003,pp. 143–146. ...
  • Policia e Shtetit tha të martën se arrestoi dy punonjës së IKMT. Personat me inicialet E.B. dhe A.D. që punonin si inspektorë të IKMT akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Arrestimi i tyre u bë në banesat e tyre në Tiranë e prej andej u çuan në mjediset e Komisariatit të Policisë Vendore të Beratit. Gjykata e Shkallës së Parë në Berat ndaj tyre kishte dhënë në mungesë masën e dënimit "arrest me burg". Policia sqaroi se të dy inspektorët kishin qën nën hetim penal që nga viti 2021 nga Prokuroria e rrethit Berat. Hetimet nxorrën se inspektorët kryenin kontrolle në shumë prej subjekteve të përpunimit të pllakave të gurit dekorativ në Malin e Tomorrit. Por në vedn të akt konstatimeve, ata dyshoheshin se merrnin në këmbim para nga këto subjekte për shkeljet e konstatuara. ...
  • Bujar Hoxhaj në Skrapar dhe Florian Qama në Poliçan do të jenë drejtuesit e degëve së Partisë Demokratike (të grupimit Basha-Alibeaj). Vendimi u mor 2 ditë më parë në 11 qershor 2023. Sipas këtij vendimi këta kryetarë do të jenë në detyrë deri në zhvillimin e procesit të riorganizmit së degëve. Disa ndër pikat e miratuara nga vendimi që mban titullin "Për Miratimin e Strukturës Drejtuese së Degëve të Partisë Demokratike" janë: 1. Miratimin e vazhdimit të ushtrimit të detyrës së drejtuesve të zgjedhur të degëve të partisë; 2. Miratimin e komandimit të të gjithë kryetarëve të degëve ku ka patur vakancë; 3. Drejtuesit e degëve të PD që përbëjnë dhe Kolegjin e Kryetarëve të Partisë janë sipas aneksit nr 1; 4. Të gjithë kryetarët ushtrojnë detyrën deri në zhvillimin e procesit të riorganizimit të degëve. ...
  • Atintanët ishin një ndër fiset më të mëdha të Ilirisë së Jugut. Ky fis shtrihej në krahinat e sotme të Mallakastrës e të Skraparit. Në perëndim kishin Apoloninë dhe parthinët, në veri desaretët, në jug lumin Aous (Vjosa) që i ndante nga amanët e epirotët. Për herë të parë përmenden në burimet historike në shek. V p.e.r. si aleatë të molosëve. Patën lidhje të ngushta me aleancën Epirote rreth vitit 312 p.e.r. aq sa një ersonalitet atintan u nderua nga shteti epirot me dekret të posaçëm të skalitur mbi gur. Disa autorë të lashtë i quajtën epirot, duke u nisur nga lidhjet me molosët e më pas me shtetin e Epirit. Më 229 paria e Atintanëve mori anën e Romës në luftën kundër shtetit ilir të Teutës. Sipas marrëveshjes romako-maqedone më 205 në Foinike Atintania iu lëshua Maqedonisë, përveç tokave të bylynëve, që mbetën si bashkësi (Koinon) më vete nën kontrollin romak. Me ndarjen administrative që bënë romakët në Maqedoni pas vitit 168 p.e.r. Atintania u përfshi në krahinën e IV maqedone. Pjesa Perëndimore e Atintanias (Mallakastra e Skrapari) ishte më e zhvilluar nga ana ekonomike-shoqërore. Kishte një varg qytetesh, ndër të cilat më të rëndësishme ishin Bylisi e Nikaia.Hasan Ceka ishte i pari që i kushtoi një artikull të veçantë lokalizimit dhe historisë së atintanëve, ku i konsideron ata si një fis ilir me shtrirje në prapatokën e Apollonisë, në krahinat e sotme të Mallakstrës, Skraparit dhe Oparit, duke përjashtuar trevën e Beratit, si dhe luginën e Drinosit. Mbi bazën e te dhënave të autorëve të lashtë dhe atyre epigrafike, ai bëri edhe rindërtimin e historisë atintane në një formë që nuk ka ndryshuar shumë nga studimet e mëvonëshme. S. Islami i vendos atintanët në Mallakastër e Skrapar, por jo në Opar dhe as në luginën e Drinosit. P. Cabanes e vendos Atintaninë në bregun e djathtë të Aosit, nga Tepelena në fushën e Myzeqesë, duke përfshirë Mallakastrën dhe Skraparin, por jo luginën e Drinos. ...
  • "Ndë malt të Tomorrit e ka të ndënjuritë ZOT’ i SHQIPËRISË që ruan malësinë. Shqipet e malit i shërbejnë, ato janë ëngjëjt’ e ati përandaj edhe neve na thonë shqipëtarë, sepse lusëmë zotin e Shqipeve. Shqipëtarëtë s’e kanë harruem atë besën’ e vietërë qi kanë pasë lutunë përint’ e parë të moçimitë pa ardhë Krishti e Muhameti ndë botët. Të gjithë Shqipëtarëtë thonë, mbas fjalësë qi kanë lanë pleqt’ e parë, se ORAKULLA E DODONËSË ka qenë ndë Mal të Tomorrit." - Edhe mbani vesh, o shërbëtorë, se ç’ po u them yve. - Urdhëro, t’u ngjatë jeta. - Shikoni, o të mjerë, të mos i afrohi fort malit Tomorrit, po të vini një shenjë pushke lark rëzësë malit, se mal’ i Tomorrit ka hie të rëndë e u shkel, a heth ndonjë koqe rrufeje e u godit ndë majët të kresë, e u depërton tej mb’ at’ anë, e u vret, e s’ u le pikë të gjallë. - E dimë, o zotëri, e dimë, se edhe t’em atë ashtu e vrau me rrufe e doq e e përcëlloi e e bëri si kërcu të zi. - Ashtu pra t’a dini të mos shkelni ndë malt të Tomorrit se është vënt i mirë, është mal i shënjtëruar. Aty e ka të ndënjuritë Zot’ i Shqipërisë që ruan Malësinë, ay na ka ruajturë neve Malësorëtë e s’kemi rënë në dorë t’arëmikutë gjer më sot, edhe na ka për të ruajturë kurdo sepse atë kanë pasë luturë pleqtë tanë të vjetëritë, e gjyshatë tanë e stërgjyshatë tanë e katërgjyshatë tanë, e gjithë të parëtë tanë të moçëmit. - I qofshim falë, i qofshim falë, Zotit të Madhit jetësë (thonë gjahtarët). - Ay është Zot’ i fortë (thotë Mark Shalë Gjati). Ay është që vrënon qiellin me mjegullë e me re e vetëtimë e bubullimë e heth me rrufe e bie shie e breshër e dëborë: ju mos na vështroni neve përse vemi ndë mal të Tomorrit e gjuajm’ atje e shkelëmë mb’ atë vënt të mirë, sepse na njeh Zoti i Tomorrit se jemi Shqipëtarë e bij Shqipëtarësh: neve s’na bën gjëkafshë Hieja e Tomorrit, po na prêt me të mirë e na ruan e na ndih e na sbarth armëtë. Ashtu pra t’a dini. - Vështroni, o shokë, (i thotë njeri tjatrit), vështroni sesi qënka mbuluarë maj’ e malit Tomorrit me mjegullë e me re! Shih, shih, si shkrep mali xixa xixa e nxjerr shkëndia t’arta e t’argjënta! Ri Zoti atje, r ii madhi i jetësë atje, ri ay që ruan Shqipërinë e s’na lë të biemë n’dorë t’arëmiqet. I qofshim falë ati Zoti. Hieja e ati na mbuloftë e na ruajtë e na sbarthtë armëtë ndë luftë. - As më thuaj, kush i shërben Zotit Tomorrit? - Shqipet e malit i shërbejnë, ato janë ëngjëjt’ e ati përandaj edhe neve na thonë Shqipëtarë, sepse lusëmë Zotin e shqipevet edhe jemi të fortë posi ato, edhe shokët e atyreve tek kanë bërë foletë shqipetë ndëpër shkëmbet e ndëpër shkrepat e maleve atje kemi ngrehurë shtëpit’ edhe neve Malësorëtë. - Me të vërtetë ashtu si thua është. “Këtu âshtë për të shënuem se Shqipëtarëtë ndonëse u bânë të Krështenë disa prej asish ndë qindoret të parë, (nji qind viet mbas Krishtit,) e të gjithë ndë kohët të Konstantinit Math, Perandori Byzandit, edhe mbasandaj shumë prej asish ukëthyenë, e ubânë Muhametânë, si shkeli Turku dhen’ e Shqipënisë, me gjithë këtë s’e kânë harruem atë besën’ e vietërë qi kânë pasë lutunë përint’ e parë të moçimitë pa ardhë Krishti e Muhameti ndë botët. Mali i Tomorrit dirgjetë mun ndë mest të Shqipënisë, edhe âshtë mâ i math se të gjithë malet’ e Shqipënisë; Shqipëtarët’ e quejënë Tomorr, edhe kur flasënë për ate, thonë “mal ii Tomorrit”, do me thanë, mal ii të Mirit mal ii Hie-së, sepse Hie do me thanë Shqip, Zot, sikurse thon’ edhe vend i mirë, vend i shenjtënueshim, vend i hienushim. Të gjithë Shqipëtarëtë thonë, mbas fjalësë qi kanë lanë pleqt’ e parë, se Orakulla e Dodonësë ka qenë ndë mal të Tomorrit, përandaj edhe priftënit’ e Dodonesë kanë pasë qenë quejtunë Tomorët, të mirë, Tomori. Të gjithë Shqipëtarëtë besojënë gjer mbë sot se mal ii Tomorrit âsht’ i hienueshim edhe se aty e ka të ndenjunitë Hieja e pleqet parë do me thanë Shqiptarëvet vietërë, përandaj mot për mot ngjitenë ndë majët të malit Tomorrit, e i lutenë Zotit.” ...
  •  "...migracioni i lartë e ka kthyer në një mëhallë të përgjumur." - kështu nis ndër të tjera, një reportazh i publikuar në 23 maj 2023 në reporter.al që mban titullin: "Kryeqyteti i luftës" po kthehet në katund prej braktisjes.  Reportazhi ndalet fillimisht në Çorovodë ku përshkruhet e tashmja dhe takimet me disa drejtues të bizneseve të vogla në Çorovodë. "...sheshi i madh në qëndër të qytetit të Çorovodës, është thuajse bosh... Në Çorovodën me shumë pak banorë aktualisht ka tetë hotele, tarifat e të cilave duken të larta në mungesë të turistëve. Njëlloj të larta janë edhe çmimet e restoranteve." - thuhet ndër të tjera në shkrim. Reportazhi i gjatë mbyllet me një vizitë në fshatin Rog, ku në takimin me një dy kryefamiljarë të mbetur vetëm spikat fjalia: "-Faleminderit juve që ndaluat, se nuk kemi me kë të bëjmë muhabet". Ju mund ta lexoni të plotë këtë artikull duke klikuar këtu.    ...
  • Në almanakun lokal të Skraparit Corovodaonline ndalet sot, tek data 1 Maj 1948. Pikërisht në këtë datë u bë përurimi i rrugës automobilistike Berat - Skrapar. Punimet e para për ndërtimin e kësaj rruge në të vërtetë datojnë që nga viti 1923 por zhvillimet e ndryshme në vend e ndërprisnin këtë proces. Në vitin 1923 hapja e trasesë nisi si punë me detyrim ku vetëm veprat e artit do të përballoheshin nga shteti. Në statistika në vitin 1923 punuan 2987 detyrues. Në vitin 1924 punuan 3115 detyrues. Në vitin 1925 punuan 3197 detyrues dhe në vitin 1926 punuan 3206 detyrues. Puna me detyrim uli ritmet e ndërtimit. Gjatë regjimit të Zogut deri në 1939 u bënë vetëm 5 kilometra rrugë nga Berati deri në vendin e quajtur Çezma e thatë. Gjatë pushtimit italian u ndërtuan vetëm 12 kilometra deri në Vërtop. Më pas punimet u ndërprenë. Në Shqipërinë e pasçlirimit punimet nisën në fillim të vitit 1946 dhe Komandant i Shtabit të këtij aksioni u caktua Riza Kuçi. Aksioni ishte i vështirë. I pozicionuar në një zonë të thellë malore, Skrapari nuk kishte komunikacion e nuk lidhej me asnjë qytet apo krahinë tjetër të Shqipërisë (përmes rrugëve automobilistike). Për të shkuar në Berat apo në Korçë, kryesisht për tregëti, banori i Skraparit bënte nga 12 deri 16 orë në këmbë. Varfëria e madhe mes popullatës ishte një tjetër faktor që dominoi në vitet e para të pasçlirimit. Për të luftuar këtë të fundit pra varfërinë, Komiteti Ekzekutiv i Skraparit i drejtuar nga Muhamet Zhabani mori një vendim që cilido nga fshatarët e varfër të zonës që do merrte pjesë në ndërtimin e rrugës Berat - Skrapar do të merrte 5-kilogram bereqet në ditë. Rruga ishte e gjatë afro 49 kilometra. Për të hapur këtë rrugë u krijuan një numër i madh brigadash dhe forcash vullnetare kryesisht e më së shumti, u përfshinë në këtë aksion banorë të zonave qëndër, Potomit, Çepanit, Therepelit dhe Tomorricës. Puna për hapjen e rrugës ishte me turne që zgjasinin deri në 10 ditë. Përgjatë rrugës u ndërtuan afro 30 vepra (ura të vogla). Deri në fund të vitit 1947 rruga ishte hapur deri në gjatësinë 37 kilometra. Në fillim të vitit 1948 këto aksione u mbështetën edhe nga ushtria konkretisht ushtarë të repartit ushtarak të xhenjos Reparti me nr.980. Forca të xhenjos mundësuan hapjen e 12 kilometrave të tjerë nga Kakruka deri në Çorovodë.Ndërhyrja e tyre ishte e domosdoshme sidomos për vështirësitë që haste rruga në vendin e quajtur si Rripa e Strorës.  Në 1 Maj 1948 përfundoi tërësisht rruga Berat – Çorovodë. Në këtë datë sipas të dhënave të Çorovodaonline disponon, në ceremoninë e inaugurimit kishte më shumë 5.000 pjesëmarrës të moshave të ndryshme. Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë Kahreman Ylli si dhe Ministri i Botores inxhinier Spiro Koleka. ©Fatjon Kaloçi ...
  • Ai lindi në Vlushë të Skraparit në vitin 1884. Më shumë u njoh me emrin Maliq Skrapari ndonse mbiemri i tij i vërtetë ishte Maliq Sanxhaku. Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij të lindjes e më pas ndoqi në Selanik të Greqisë shkollën e mesme bujqësore. Rezultatet e larta të arritjes shkollore i mundësuan fitimin e një burse studimi për në Stamboll të Turqisë ku kreu shkollën e lartë bujqësore "Hallkaly". U diplomua në vitin 1903 në Universitetin e Stambollit për agronomi. Me përfundimin e studimeve të larta u kthye në Greqi ku punoi fillimisht si specialist e më pas në 1908 do të ishte Drejtor i Bujqësisë në Vilajetin e Janinës. Edhe pse punonte në shtetin grek, ai i ruante lidhjet me lëvizjet patriotike shqiptare veçanërisht për venlindjen ku dërgonte libra shqip. Në 28 nëntor 1912 Ditën e Shpalljes së Pavarësisë ai braktisi detyrën si nëpunës i vilajetit të Janinës për ti ardhur në shërbim vendit të tij. Pas shpalljes së pavarësisë, me qeverinë e sapoformuar, Ismail Qemali e emëroi si Drejtor të Bujqësisë. Në kohën kur Shqipëria qeverisej nga Princi Vilhelm Vidi, Maliq Skrapari emërohet kryeinspektor për bujqësinë. Por në periudhën kur mori vesh për masakrat greke në Skrapar, e braktisi këtë detyrë. Pak më vonë, siç vendlindja thërret u emërua në Çorovodë në detyrën e nënprefektit të Skraparit. Në janar 1920 u zgjodh si përfaqësues i Skraparit në Kongresin e Lushnjes. Në vitin 1922 emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Bujqësisë ndërsa në vitin 1923 u lidh ngushëtësisht me lëvizjen e Fan Nolit. Nga viti 1928 deri në vitin 1934 u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Ekonomisë Kombëtare. Në 1934 për shkak të refuzimit për ti dhënë italianëve shfrytëzimin e pujeve dhe kullotave nga Mamurrasi e deri në veri të Shqipërisë, nxirret në pension të parakohshëm. Në 1938 u emërua Drejtor i Pasurive të Shtetit në Lushnje. Por pushtimi që iu bë Shqipërisë nga Italia e bëri atë që të ndërmerrte një veprim të guximshëm në mbrojtje të fermerëve e bujqëve të varfër shqiptarë. Para se të pushohej nga puna në qershorin e 1939, ai i vuri zjarrin qëllimisht të gjitha dokumentacioneve të huave shtretërore që bujqit e varfër shqiptarë kishin marrë. Vdiq një vit më vonë në 27 dhjetor të vitit 1940. Figura e Maliq Skraparit (Sanxhaku) mbetet ajo e një intelektuali patriot që bëri gjithçka për vendlindjen. Në nder të kontributit dhe përjetësisë së tij, Bashkia e Çorovodës e ka vlerësuar vite më parë me titullin "Qytetar Nderi i Skraparit"      ...
  • Në muajin prill 1947, në qytetin e Çorovodës u bë e mundur hapja për herë të parë e Spitalit të Çorovodës. Hapja e tij erdhi falë ndërveprimit komunitar vullnetar dhe shtetit. Si ambjent u përdor një godinë e riparuar që kishte vetëm katër dhoma dhe dy korridore. Spitali ndodhej në mjediset ku më pas do të ndërtohej NGP-ja apo Ndërmarrja e Grumbullim Përpunimit pranë lagjes Hasan Seitaj në Çorovodë dhe në këtë vendndodhje ai funksionoi deri në vitin 1965 ku më pas do të ndryshonte vendndodhje.Objekti që do të përdorej si spital kishte vetëm njëzetë shtretër dhe ndaj pronarit së godinës u vendos që për afro tre vite të mos i jepej qera ndërsa me shtimin e shërbimit u vunë në përdorim edhe mjediset e një shtëpie tjetër pranë. Spitali i Çorovodës së 1947 kishte si personel1. Nikolla Dushniku (mjek)2. Hysen Riza (infermier)3. Sulo Rushani (infermier)4. Fatime Telegrafi (infermiere)5. Riza Sabri (mikroskopist)6. Bektash Mëlova (shërbëtor)Kryesisht gjatë viteve të para, në këtë spital dhanë kontribut infermierë të ndryshëm që kryenin kurse tre dhe gjashtëmuajore në Berat. Tiranë etj.Imazhi shoqërues ka karakter ilustrues dhe paraqet një foto të sotme të @corovodaonline së Spitalit aktual të Çorovodës ...
  • Fatjon Kalociarsim / breakingnews / news / Skrapari / Trashegimi 21 Maj 2023 EditedOn ? Maj 21, 2023 at ? 21:14
    Në vitin 1949 në Skrapar u hodhën hapat e para të arsimit shtatëvjeçar. Shkolla e parë shtatëvjeçare u hap në Çorovodë dhe fillimisht ajo kishte vetëm 25 nxënës. Si godinë do të shërbente një ndërtesë e vjetër një-katëshe me jo më shumë se tre dhoma të vogla ku bëhej mësim jo në kushte të përshtatshme dhe kryesisht me mësues që jepnin mësim në klasa të përbashkëta. Shkolla e parë shtatëvjeçare ndodhej në vendin ku vite më pas u ndërtua Muzeu i Qytetit. Rreth viteve 1953 - 1954 shkolla do të ndryshonte vendndodhje duke u pozicionuar afër lagjes së Xhamënëve (sot lagjja 2 Dhjetori). Nga ky viti filloi edhe dhënia e mësimit me mësues të dedikuar për klasat specifike. Kujtojmë se në vitet 1949 - 1950 popullsia e Çorovodës ishte shumë e ulët në rreth 700 banorë. Imazhi në vijim, i përket godinës së vjetër së ish-Muzeut në Çorovodë, ku përpara se të ndërtohej ky muze ndodhej godina njëkatëshe që shërbeu si shkolla e parë shtatëvjeçare e Çorovodës ...
  • Me një të përbashkët "Skraparin" në vijim @corovodaonline do të ndalet në disa prej emrave të njohur të cilët kanë shërbyer ndër vite si ambasadorë të Shqipërisë në vende të ndryshme.1. Kahreman Ylli - Ka qënë Ambasador i Shqipërisë në Francë gjatë viteve 1948 - 19502. Syrja Laze - Ka qënë Ambasador i Shqipërisë në Algjeri gjatë viteve 1976 - 1980. Po ashtu ai ka qënë Ambasador i Shqipërisë në Vietnam gjatë viteve 1983 - 1989.3. Çlirim Çepani - Ka qënë Ambasador i Shqipërisë në Kubë gjatë viteve 1988 - 1992. Po ashtu ai ka qënë Ambasador i Shqipërisë në Meksikë.4. Dashnor Dervishi - Ka qënë Ambasador i Shqipërisë në Itali gjatë viteve 1988 - 1992. Po ashtu ai ka qënë Ambasador i Shqipërisë në Rumani, Greqi etj. Gjatë viteve 1998 - 2000 ka shërbyer si Ambasador i Shqipërisë në Izrael.5. Pëllumb Qazimi - Ka qënë Ambasador i Shqipërisë në Kroaci gjatë viteve 2007 - 2014 dhe njëherësh ka qënë Ambasador (jorezident) i Shqipërisë në Bosnje Hercegovinë gjatë viteve 2008 - 2010. Së fundmi Ambasador i Shqipërisë në Slloveni. ...
  • Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve publikoi të dhënat e zgjedhjeve vendore 2023. Në këto zgjedhje votuan 4965 votues ose gjithësej 38.3% e zgjedhësve. Gjithësej numri i votave të pavlefshme ka qënë 247 vota ndërsa 2347 ishte numri i grave që votuan.  Në të gjithë Policanin për këto zgjedhje kishte 22 qëndra votimi dhe vota të vlefshme ishin vetëm 4720 vota.  Rezultatet për këshillin bashkiak Poliçan janë:1. Bashkë Fitojmë = 10.32% ose 487 vota2. PS = 71.08% ose 3355 vota3. PAA = 4.22% ose 199 vota4. PR = 1.06% ose 50 vota6. PDS = 2.14% ose 101 vota8. PSD = 1.42% ose 67 vota9. PD = 5.93% ose 280 vota22.PUK = 3.83% ose 181 votaNë numër mandatesh 15 mandate që ka Këshilli Bashkiak Skrapar ndahen në:1. Bashkë Fitojmë = 1 mandate2. PS = 13 mandate9. PD = 1 mandat ...
21 tetor 1921 - Hapet shkolla e parë e Vëndreshës
20.10.24

21 tetor 1921 - Hapet shkolla e parë e Vëndreshës

103 vite më parë, në 21 tetor 1921, në mjediset e shtëpisë së Zenel Ibros, u hap shkolla e parë në Vëndreshë.  Mësuesi i parë do të ishte Ra...
22 Tetor 1972 - Nis nga puna Hidrocentrali i Bogovës
20.10.24

22 Tetor 1972 - Nis nga puna Hidrocentrali i Bogovës

52 vite më parë, në 22 tetor 1972 do të vihej në punë për herë të parë një nga veprat e rëndësishme të kohës i njohur ndryshe si Hidrocentra...
Page 1 of 24212345...242»
       
         
close