Viti 2018 në Shqipëri do të vij me bonusin e vet, Ditët Zyrtare të Pushimit. Do të jenë rreth 14 ditë Pushim si pasojë e datave historike, festive, fetare apo promemorie. Naturisht, administratat, nxënësit e shkollave do t'u gëzojnë më shumë. Veçanërisht Administratat. Sipas Corovoda Online viti 2018 duke përjashtuar fundjavat do ketë 261 ditë pune. Nëse në llogaritjen e thjeshtë do të hiqnim 14 ditë pushime që vijnë si pasojë e festave zyrtare ky numër do të shkoj 250 ditë pune. Por në Shqipëri ka edhe një kriter. Në rast se një nga Festat Zyrtare ( pra nga 14 ditët) përkon me të shtunën apo të dielën, e hëna vijuese është pushim. Kështu pritet të ndodh në 1 prill ( pa ju gënjyer ) pasi kjo datë me të dielën e pashkëve katolike çka do të thotë edhe një e hënë pushim. E nëse e hëna e tipikes "mezi shkojmë në punë" jo sfidon, po në prill në datën 9 një tjetër e hënë pushim pasi data 8 prill përkon me të dielën e pashkëve orthodokse. Edhe e hëna e 10 dhjetorit 2018 do jetë pushim, pasi 8 dhjetori i ditës së rinisë përkon me të Shtunën. Pra Numri i ditëve të punës do të jetë për 2018 gati sa 244 Ka ulje? Po! Duke llogaritur të drejtën e pushimeve sidomos për administratat thuajse çdo vit, bëhet planifikimi i lejeve muajore. Dhe nga ky kriter do llogarisim së 22 ditë pune më pak. Dhe rrjedhimisht, një punonjës zyrtar për vitin 2018 sipas Corovoda Online do punoj por jo më shumë se 228 ditë nga 365 që kalendarit tipik.
Por le të shohim bashkë se cilat janë Festat Zyrtare për vitin 2018 në Shqipëri.
01 Janar Festat e Vitit të Ri
02 Janar Festat e Vitit të Ri
14 Mars Dita e Verës
22 Mars Dita e Nevruzit
01 Prill E diela e Pashkëve Katolike
08 Prill E diela e Pashkëve Ortodokse
01 Maj Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
15 Qershor* Dita e Bajramit të Madh
22 Gusht* Dita e Kurban Bajramit
19 Tetor Dita e Lumturimit të Nënë Terezës
28 Nëntor Dita Flamurit dhe e Pavarësisë
29 Nëntor Dita e Çlirimit
08 Dhjetor Dita Kombëtare e Rinisë
25 Dhjetor Krishtlindjet
*Shënim: Datat 15 Qershor dhe 22 Gusht kanë pak specifik për shkak të një kalendari të ndryshëm përcaktimi pasi varen nga kalendari hënor. Mund të ndodh që kjo datë të ndryshoj në një përditësim të dytë. Ky shkrim postohet sot 13 dhjetor 2017.
Fatjon Kaloci / Corovoda Online
Por le të shohim bashkë se cilat janë Festat Zyrtare për vitin 2018 në Shqipëri.
01 Janar Festat e Vitit të Ri
02 Janar Festat e Vitit të Ri
14 Mars Dita e Verës
22 Mars Dita e Nevruzit
01 Prill E diela e Pashkëve Katolike
08 Prill E diela e Pashkëve Ortodokse
01 Maj Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
15 Qershor* Dita e Bajramit të Madh
22 Gusht* Dita e Kurban Bajramit
19 Tetor Dita e Lumturimit të Nënë Terezës
28 Nëntor Dita Flamurit dhe e Pavarësisë
29 Nëntor Dita e Çlirimit
08 Dhjetor Dita Kombëtare e Rinisë
25 Dhjetor Krishtlindjet
*Shënim: Datat 15 Qershor dhe 22 Gusht kanë pak specifik për shkak të një kalendari të ndryshëm përcaktimi pasi varen nga kalendari hënor. Mund të ndodh që kjo datë të ndryshoj në një përditësim të dytë. Ky shkrim postohet sot 13 dhjetor 2017.
Fatjon Kaloci / Corovoda Online