Koordinata X - Viti1956 - U detyruan të pranonin "vrasjen e vajzës skraparase" por... Gruaja e pretenduar e vdekur - Rishfaqet **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X - Viti1956 - U detyruan të pranonin "vrasjen e vajzës skraparase" por... Gruaja e pretenduar e vdekur - Rishfaqet

Fatjon Kaloci
9.11.17
Një histori e rrallë e kohës në Koordinata X me Corovoda Online, sjell sërisht pak Skrapar në të. Me ngjarjet shkojmë në vitin 1956. Në një zhvillim ngjarjesh që "çdo skenarist" do t'a kishte zili, alternohet dhimbja, ndëshkimi, pranimi i fajit, vrasja dhe në fund... si një seri e pashkruar e "Gruaja e Judës" kur të gjithë e kujtonin të vdekur, kur dikush kishte pranuar se e kishte vrarë... befas rishfaqet e gjallë... ajo vajza nga Skrapari.
Shohim në një mënyrë të përmbledhur nga Corovoda Online një shkrim të publikuar më parë në një tabloid shqiptar dhe që ne e ripropozojmë të strukturuar:
Çerçiz Dyrmishi - 30 vjeçari i dënuar për "vrasjen" e pandodhur kurrë
Shkurt i vitit 1956. Quhej Ervehe Dyrmishi, nga fshati Koprënckë, Skrapar. Në kushtet e varfërisë së kohës, la familjen e saj kur u martua me një shtetas Xh.Q. nga Progonati, Tepelenë me të cilin kishte 2 fëmijë. Pas disa viteve martesë, me pretendimin se keqtrajtohej nga i shoqi, shkon për tek i vëllai i saj Çerçiz Dyrmishi por pas një qëndrimi të shkurtër nga shkurti deri në prill 1956, vëllai e rikthen sërisht në shtëpinë ku ajo ishte e martuar në Tepelenë pasi bashkëshorti i saj ishte marrë vesh me Çerçizin. Por ndërsa vëlla e motër u rikthyen në shtëpinë e burrit të saj Xh.Q. krejt papritur, gjatë një darke në shtëpinë e miqve Erveheja largohet nga shtëpia në drejtim të Memaliaj. Edhe Çercizi i cili pas përfundoi darkën rikthehet në Memaliaj. Pasi të dy shkuan në Memaliaj, prej ditës tjetër Erveheja u zhduk... Fillimisht Çercizi, vëllai i Ervehesë, e ema e saj dhe motra dhe të afërmit menduan se Erveheja do jetë rikthyer sërisht në Tepelenë dhe nuk u shqetësuan nga mungesa e saj madje ranë në qetësi gjithnjë duke kujtuar se ajo mund të ishte rikthyer te shtëpia e burrit të saj... por kur po merrej vesh se ajo nuk kishte shkuar atje me kalimin e kohëve të zënë në turp, pasi nuk e dinin se ku mund të ishte... heshtnin..
Tre vite më pas në janar të vitit 1959 nisin hetimet për fatin e të zhdukurës.

Të dhënat që jepnin familjarët ishin kontradiktore. Askush nuk mund të thoshte se ku ishte Erveheja. Njëra palë thoshte tëk familja e të shoqit, tjetra tek familja e vëllait...  Hetimet nisën dhe të dhënat e fundit tregonin se ajo kishte qënë në Memaliaj... dhe kaq mjaftonte... për një kalvar të gjatë peripecish...

Në 20 Janar 1959 i dyshuari Çerçiz Dyrmishi paraburgoset. Në një dokument të kohës thuhet:
"Çerçiz Dyrmishi, i biri i Rizait dhe Diles, vjeç 30, nga Koprencka e Skraparit, i martuar me dy fëmijë, shërbimin ushtarak e ka kryer, autodidakt, pa parti, mban dekoratën e 10 vjetorit të Çlirimit  dhe atë të Urdhërit të klasit të tretë".

Dy muaj më vonë, paraburgosen edhe e shoqja dhe vjerra e tij. Në Dokument shkruhet:
"Fatime Dyrmishi, e bija e Hodos dhe Hatixhesë, vjeç 24 nga Zabërzani, Skrapar, bashkëshorte e të pandehurit Çerçiz Dyrmishi, e martuar me dy fëmijë, e padënuar, me arsim 3 klasë fillore, e paraburgosur në datën 21 mars 1959"

"Hatixhe Hasanaj, e bija e Zenelit dhe Behijes, vjeç 46, lindur në Zabërzan i Skraparit, e martuar me dy fëmijë, të pandehurën Fatime e ka vajzë, të pandehurin Çerçiz e ka dhëndër, e padënuar, analfabete, e paraburgosur në 21 mars 1959"

Hetimet.
Në 3 Korrik 1959, Policia e Skraparit, fillon ndjekjen penale kundër Çerçiz Dyrmishi, nga katundi Koprencke me banim në Memaliaj, si dhe ndaj bashkëshortes së tij Fatime Dyrmishi dhe vjerrës së tij Hatixhe Hasanaj. Së bashku me ta edhe një e pandehur e katërt e cilësuar si Mine Dine që akuzohej për moskallëzim krimi.

Hetimet në fillim u zhvilluan nga hetuesi i degës së Skraparit, Ali Cufe por pas dy muajsh hetimet drejtoheshin nga Hetuesi i Drejtorisë së Përgjithshme, Zija Çela.
Në përfundim të hetimeve, kur çeshtja kaloi në Gjykatën Gjirokastër, kjo  e fundit shpalli fajtorët e "vrasjes" me këto dënime:
1. Çerçiz Dyrmishi - 25 vjet heqje lirie ( Prokurori kërkoi dënim me vdekje)
2. Fatime Dyrmishi - 15 vjet heqje lirie
3. Hatixhe Hasanaj - 20 vjet heqje lirie
4. Mine Dine - 1 vit heqje lirie me kusht

"VRASJE"?
Çfarë kishte ndodhur ndërsa ishin në paraburgim?
I PANDEHURI ÇERÇIZ DYRMISHI:
 Unë, gjatë dy muajve që hetimet u zhvilluan nga Dega e Punëve të Brendshme e Skraparit, nuk e kam pranuar vrasjen dhe mund të them se atje nuk jam trajtuar keq. Mbas dy muajve, për hetime, u ngarkua hetuesi Zija Çela.
Me ardhjen e Zijait si hetues, situata ndryshoi. Ai filloi duke insistuar që unë të pranoja vrasjen, që në fakt nuk e kisha bërë. Duke parë që unë nuk e pranoja krimin, filloi të përdorë mjete shtrënguese, duke më shtrënguar duart me hekura gjatë gjithë kohës që më merrte në pyetje dhe kur ishim vetëm.
Kur më solli nga Berati në Tepelenë, veç shtrëngimit të duarve, hetuesi më preu për 18 ditë racionin e gjellës, duke më dhënë vetëm racionin e bukës dhe një kokërr qepë në ditë. Po kështu për një muaj rresht më ndaloi ujin, duke më lejuar të pija vetëm një herë në mëngjes dhe një herë në mbrëmje, ndërsa gjithë pjesën tjetër të ditës rrija pa ujë. Unë i thosha se nuk e kam vrarë unë motrën, por ai më thoshte se duhet ta pranosh, mbasi në rast se nuk e pranon, do të pushkatohesh, ndërsa ndryshe do të dënohesh më lehtë.
Ai më kërkoi me insistim që të pranoja jo vetëm vrasjen, por t’i tregoja edhe vendin ku e kisha varrosur. Madje, për këtë të fundit, këmbëngulte më fort. Çfarë nuk më bëri derisa u detyrova t’i them se e kisha vrarë me duart e mia. Pastaj kërkoi për t’i thënë vendvarrimin. S’kisha ç’bëja. I thashë se po ta tregoj dhe e shpura në një gropë buzë lumit që më kujtohej mua, kur isha në Memaliaj. Një gropë më koti”.
E PANDEHURA FATIME DYRMISHI:
Hetuesi më tha që të pranosh krimin, se kjo është rruga e drejtë. Ti je grua dhe nuk dënohesh. Ndryshe, në qoftë se nuk e pranon, burri yt Çerçizi do të dënohet me pushkatim. Unë thosha vazhdimisht se nuk di gjë për vrasjen e Ervehesë dhe mos më merr në qafë. Po ai më kërcënoi, duke më thënë thuaje se do të të bëj gropën e të tjera fjalë kërcënuese. Prandaj unë, nga frika e këtyre dhe si grua, e pranova, duke bërë veten fajtore, pa bërë në fakt asnjë krim.
Gjatë pyetjeve unë i thosha hetuesit se Erveheja nuk është vrarë, por ka ikur vetë nga shtëpia, por ai insistonte dhe më thoshte që ta pranosh, duke më nxjerrë disa eshtra kafshësh me të cilat ishte fotografuar Çerçizi dhe për të cilat më thoshte që janë eshtrat e Ervehesë. Kur mua më shpunë për të treguar vendin se ku ‘kishim varrosur’ Ervehenë, hetuesi më tha: Burri yt shkoi nga kjo rrugë, prandaj dhe ti të shkosh këtej. Nuk e di si më dukej vetja. Ishin momente të tmerrshme.
Kur po na çonin me makinë nga Tepelena në Gjirokastër, mbasi hetimet ishin përfunduar, tek Uji i Ftohtë u takuam me hetuesin Zija Çela, i cili më zbriti nga makina dhe më tha: Shiko, kur të dalësh në gjyq, të mos i kthesh ato që ke thënë në hetuesi. Por të thuash ato që ke thënë në procesin hetimor, se kështu ti nuk do të dënohesh, ndërsa burri do të dënohet lehtë, deri në katër vjet. Në qoftë se do të mohosh ato që ke thënë në hetuesi, burri yt do të dënohet me pushkatim. Dhe unë kështu bëra, pranova në gjyq ato që kisha thënë në hetuesi.
E DËNUARA HATIXHE HASANI:
Mua, gjatë hetimeve, kapteri i Policisë Sefedini më ka trajtuar keq. Gati një muaj rresht më hiqte teshat e fjetjes, duke më lënë vetëm një batanije. Bile një ditë, pa asnjë arsye, më la gjithë ditën në këmbë. Unë kam insistuar se Ervehenë nuk e kemi vrarë, por ajo ka ikur nga shtëpia vetë, kurse hetuesi insistonte duke më marrë shpesh në pyetje në mënyrë që të pranoja që e kishim vrarë.
Një ditë përgatiti një proces dhe ma dha për ta firmosur. Unë nuk pranova ta firmosja se nuk dija përmbajtjen, por ky këmbënguli duke më thënë firmose se është lutja që do të dërgojmë në Skrapar, prandaj firmose shpejt se na ikën makina. Desha s’desha, e firmosa, pa ditur përse bëhej fjalë. Kur më shpunë për të treguar vendin se ku e ‘kishim varrosur’ Ervehenë, unë, duke mos ditur asgjë për varrin e saj, mbasi në të vërtetë nuk e kishim vrarë, i shpura në një vend afër lumit, kur ne zakonisht aty merrnim ujë”.

Por rikthehemi tek "vrasja" - Në kushtet e presionit dhe imponimit, të pandehurit më në fund pranojnë versionet e imponuara përpara gjykatës duke u shprehur se:
Në procesverbalin e datës 12.3.1959, Çerçizi pohoi:
“E qëllova Ervehenë me një hekur tri herë në kokë. Mbasi u rrëzua, vjehrra i zuri gojën për të mos bërtitur, ndërsa gruaja i hodhi litarin në fyt. Mbasi u shkaktua zhurma, erdhi Mineja dhe na pa. Në orën 11 e mbështollëm me një batanije dhe e shpumë afër lumit. Bëmë një gropë një metro të thellë dhe e varrosëm. Isha unë, Hatixheja, Fatimeja dhe Mineja. Nga varrimi u kthyem në ora 12:30 të natës”.
Në procesverbalin e datës 18.4.1959, Fatime Dyrmishi deklaroi:
“Çerçizi i ra me një shkelm dhe Erveheja ra e vdekur. Prezente ka qenë edhe Minija. E mbuluam me një batanije dhe ia hodhëm mbi kurriz Çerçizit, i cili bashkë me Minenë e nxorën jashtë. Se ku e hodhën, nuk e di. Nëna gjithashtu mbeti në krevat (në shtëpi)”.
Në procesverbalin e datës 20.4.1959, Fatime Dyrmishi jep këto shpjegime:
“E mbytëm qysh atë natë që u kthye nga burri. Më parë Çerçizi i ra me shqelm dhe pastaj e mbyti me litar. Unë i mbaja gojën me shami dhe Çerçizi me Minenë i shtrëngonin litarin. Nëna i mbante duart dhe këmbët. Mbas vrasjes e nxuarrën jashtë Çerçizi dhe Minija. Rrugën e kontrolloi më parë Çerçizi. Trupin e hodhëm në lumë”.

Por... befas Rishfaqet e "vdekura"... Lexo Vazhdimin duke klikuar Këtu


   
       
         
close