Së fundmi, Skrapari ka marrë një pamje tjetër veçanërisht në disa segmente rrugore ku rrugët janë tjetërsuar krahësuar kjo me pak vite më më parë. Infrastruktura e re rrugore e ndërtuar në kuadër të projektit T.A.P. përveç një pamjeje të re krijon lehtësira mjaft pozitive jo vetëm për banorët e zonave përreth por duke dhënë një aset të tjetërsueshëm për turizmin natyror. Skrapari është një ndër zonat që ka përfituar më shumë nga implementimi i projektit Trans Adriatic Pipeline. Konkretisht, është asfaltuar segmenti rrugor Corovodë - Potom - Qafë, Ҫorovodë - Orizaj, Buzuq - Therepel , Ҫorovodë - Rezervuari i Malit Kaloç, Zhabanit, Ura e Sharovës - Çerenisht etj. Paralelisht edhe rruga e re hyrëse për në Çorovodë është në fazat e fundit të saj, ndërsa po vendosen barrierat mbrojtëse metalike anash saj dhe thuajse asfaltimi i saj ka përfunduar. Shohim më poshtë disa imazhe.
Corovoda Online